osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha në Hagë për dosjen “Remzi Hoxha”! Serbët e shpëtuan me mosvotimin e Kosovës në Interpol, por…!

Berisha në Hagë për dosjen “Remzi Hoxha”! Serbët e shpëtuan me mosvotimin e Kosovës në Interpol, por…!

Pas alarmit të lëshuar nga Beogradi zyrtar se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të dërgonte në gjykatën e kri.meve të luftës në Hagë të gjithë serbët që akuzohen për kri.me dhe bashkëpunëtorët në tërë Ballkanin, erdhi mobilizimi total për ta dështuar këtë anëtarësim.

Edhe Berisha ka shfrytëzuar lidhjet e tij me botën islamike dhe përmes djalit të tij të lidhur me radi.kalët, në mënyrë që vota kundër për Kosovën të ishte e sigurtë sikurse dhe ndodhi. Kosova do ta përsërisë kërkesën për anëtarësim në Interpol, Berisha sërish i rrezikuar.

Sali Berisha herët apo vonë do të përfundojë në Tribunalin e Hagës për kri.me lufte ndaj komandatëve të UÇK dhe veprimtarëve për çlirimin e Kosovës, në veçanti për shqiptaro-maqedonasit të lindur në Kosovë, Remzi Hoxha.

Dosja e zezë e Berishës kundër Kosovës përmban shumë kri.me, që nga vrasja e veprimtarit për çlirimin e Kosovës, biznesmenit Remzi Hoxha që nuk i dihen ende as ku i ka eshtrat, e deri tek arres.timet dhe zhdukjet e eksponentëve më të lartë të UÇK.

Komandantët e UÇK që nuk e falin bashkëpunimin e familjes Berisha para dhe pas luftës me serbët në kurriz të bijve të Kosovës, e kanë kopsitur që para disa muajsh dosjen në ngarkim të kreut të familjes krim.inale të Sali Berishës, dhe presin nga dita në ditë që ta dërgojnë në Hagë.

Pasi për ta s’është rastësi arre.stimi i heroit legjendar Adem Jashari, në vitin 1994, si dhe vra.sjen e tij, më vonë ku informacionin për lëvizjet në të dy anët e kufirit të tij e dha Berisha përmes SHIK-ut Bashkim Gazidedes.

Njëherësh dhe arre.stimi i Hashim Thaçit dhe rënia në pritën e serbëve sa herë kalonin kufirin matanë të ish luftëtarëve të UÇK, ka ndodhur pas takimit të Berishës me Arkanin por dhe me vetë Milosheviçin në shën Naum, nga kanë rrjedhur të gjitha të këqijat për shqiptarët e Kosovës.

Ndaj dosja për Sali Berishën e mbushur nga rrëfimet dhe nga provat e komandantëve të UÇK dhe të familjes së Remzi Hoxhës, i zhdukur nga SHIK i Berishës në Kune Vain, pritet të shkojë në Hagë.

Në Tribunal familjarët shpresojnë se Sali Berisha do të gjykohet dhe dënohet për të gjitha vra.sjet e ish komandatëve të UÇK dhe të Remzi Hoxhës, ku ish Presidenti është i akuzuar si njeriu i bindur i serbëve dhe që i shërbente Milosheviçit.

Shpresa për dërgimin e kësaj dosjeje kri.mi të Sali Berishës dhe familjes së tij politike e biologjike në shërbim të serbëve në Hagë ishte mbështetur këtë radhë në votimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në INTERPOL.

Pas alarmit të lëshuar nga Beogradi zyrtar se një anëtarësim i mundshëm i Kosovës në INTERPOL do të dërgonte në gjykatën e kri.meve të luftës në Hagë të gjithë serbët që akuzohen për kri.me dhe bashkëpunëtorët në tërë Ballkanin, ka sjellë dhe mobilizimin total për ta dështuar këtë anëtarësim.

Edhe Sali Berisha ka shfrytëzuar lidhjet e tij me botën islamike dhe përmes djalit të tij të lidhur me këto regjime dhe krahë radikalë, në mënyrë që vota kundër për Kosovën të ishte e sigurtë sikurse dhe ndodhi. Kosova nuk ia doli të anëtarësohej në Interpol.

Ndërkohë që Kosova e ka bërë kërkesën për anëtarësim që në vitin 2010, do ta ripërsërisë sërish kërkesën në fillim të vitit të ardhshëm, në seancën e parë të mbledhjes së Asamblesë së kësaj organizate, për të provuar shansin e anëtarësimit.

Pikërisht këtë moment do të presin familjarët e Remzi Hoxhës dhe ish luftëtarëve të UÇK të dëmtuar, për të futur në listat e kërkimit ndërkombëtar Berishën dhe familjen e tij, dhe më pas për ta dërguar “kuti postale” në gjykatën e Hagës për të dhënë llogari për të gjitha krimet.

“Zhdukja dhe vra.sja e babait tim është bërë me urdhër të Sali Berishës, në bashkëpunim me njerëzit e tij më të afërt”, është është shprehur Ardian Hoxha, djali i biznesmenit Remzi Hoxha, i cili prej 23 vitesh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye nga SHIK-u.

Ndërsa nuk mungojnë hipotezat e ndryshme për fatin e tij, ata që akuzohen për zhdukjen në mënyrë misterioze të tij janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i SHIK për Tiranën, Ilir Kumbaro, i cili ndodhet në arrati.

“Ne si familje kemi luftuar 23 vite, ishte SHIK-u i Sali Berishës që kishte zhdukur dhe mbytur babain tim. Në një prononcim, Berisha thotë që nuk ka dijeni për të, por në fakt kjo është bërë me urdhra të tij në bashkëpunim me njerëzit më të afërt.

Kemi arritur që ta vërtetojmë që po ata njerëz që patëm dyshimin që nga dita e parë e zhdukën dhe e vra.në. Pas 17 vitesh edhe nga Prokuroria e Sali Berishës del që faji i mbetet vetëm Ilir Kumbaros, por për më shumë se Kumbaro ishte i arratisur, por ishte i mbrojtur edhe nga avokatët e Sali Berishës.

Kur thotë që u lanë të pafajshëm në vitin 2013 u bur.gosën këta persona. Ata u liruan, madje u dëmshpërblyen. Tani që u vërtetua që SHIK-u i Berishës e ka bërë, dhe faji i ka mbetur Ilir Kumbaros i cili është në arrati.

Unë besoj që shteti shqiptar ka mundësi ta gjejë dhe të na tregojë ku janë eshtrat. Berisha është pyetur për eshtrat e babait tim, por thotë që s’ka dëgjuar ndonjëherë për Remzi Hoxhën. Tani bëhen 23 vite që po gënjen. Për zhdukjen dhe mungesën e eshtrave të babait tim shkaktari i vetëm është Berisha”, ka thënë ai për median shqiptare.

Në funksion të akuzave të djalit të Remzi Hoxhës, janë dhe deklaratat e ish truprojës së Sali Berishës tashmë në burg, Izet Haxhia, i cili thotë se ka parë Ilir Kumbaron sëbashku me Gazideden të paktën tre herë tek Vila 4, ku ka takuar Berishën në fund tetorin e 1995, kohë që përkon me vra.sjen në tor.tura të Remzi Hoxhës, në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës.

“Bashkëshortja dhe vjehrri i Berishës na kanë thënë se Remziu është gjallë, por ju rrini të qetë dhe fëmijët le të vazhdojnë shkollën”, ka deklaruar më 21 tetor 2004, bashkëshortja e Remziut, Sevdie Hoxha, në një konferencë të organizuar nga “Amnisty International” në Tiranë.

Ku duket qartë që në zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe mbajtjen fshehtë të eleminimit të tij, ka qënë involvuar tërë familja Berisha, madje deri tek familjarët e Liri Berishës në sërbimin sekret serb të Milosheviçit.

Ndërkohë që Sali Berisha është njeriu që ka paguar për lëvizjen dhe jetesën e Ilir Kumbaros në mërgim, thjeshtë dhe vetëm për të penguar dëshmitarët të flasin për të.

Ardian Hoxha duke mos shpresuar tek drejtësia shqiptare, dhe nëse dosja nuk arrin të shkojë në Hagë, ka lënë për të kuptuar se do të merret vetë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas tij, nga fillimi ka qenë i implikuar Budjon Meçe, i cili bashkë me Kumbaron ju ka ngelë në dorë i ati.

“Gjatë gjykimit sajojnë që Budjon Meçe gjendet në gjendje kome në një spital dhe nuk mund të shihet nga askush. Tashmë me atë nuk merret njeri. I bëj thirrje publike Budjon Meçes, pasi edhe ai është i implikuar. Shpresoj që shteti ta zgjidhë këtë çështje. Ne do merremi me institucione të nivelit europian”, deklaron djali i Remzi Hoxhës.

Dhe me sa duket tashmë janë pjekur kushtet që çështja të dërgohet në Hagë pasi tek drejtësia shqiptare e kanë humbur besimin. Dhe përzierjen e Berishës në të gjitha vra.sjet e ndodhura nga serbët por dhe të vra.sjes së Remzi Hoxhës nga SHIK i Gazidedes me urdhër të serbëve e pranon dhe ish kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar deklaron se janë të paktën 10 ngjarje, që tregojnë lidhjet e Berishës me liderin famëkeq të serbëve, Millosheviç. Ai pohon se ka patur lidhje te fshehta të Berishës me Millosheviçin e famëkeqin Zhelko Raznatoviç Arkan.

“Ishin mbi 10 raste, kur Berisha, me veprimet e tij të hapura, i delte në krah apo ndihmonte politikën antishqiptare të Millosheviçit. Shembujt më tipikë janë thyerja e embargos e qëndrimi ndaj Konferencës së Rambujesë.

Veprime tipike në këtë aspekt kanë qenë ato kur Berisha krijonte probleme në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve dhe botës nga veprimet antishqiptare të Millosheviçit në Kosovë”, shprehet Klosi.

Ai ka konfirmuar edhe përndjekjen e ish-ushtarëve të UÇK-së në kohën e Berishës president dhe konformon takimet e tij me Arkanin. “Eshtë fakt që shumë nga figurat kryesore të UÇK-së janë përndjekur dhe arrestuar në periudhën e “presidencës Berisha”. Pjesa më e madhe e luftëtarëve të dy grupeve, që qëndruan për disa kohë në Shqipëri në atë periudhë, u arrestuan nga serbët sapo shkelën në Kosovë”, nënvizon Klosi.

“Çdo aktivitet që mbahet sekret, jo për motive të Sigurisë Kombëtare por për arsye personale, është pothuaj e sigurtë që ka natyrë antikombëtare. Ato kontakte, mes Berishës dhe Gazidedes me Arkanin, janë kryer dhe nuk mund të justifikohen me asnjë arsye”, thotë ish-shefi i SHIK-ut. Fatos Klosi, thotë se Remzi Hoxha i ka ngelur në dorë SHIK-ut nga tor.turat e shumta që iu bënë. Ai thotë se Remzi Hoxha është tor.turuar, pasi dinte shumë për lidhjet e Berishës me Arkanin.

“Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e tor.turuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë.

Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para ’97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin tor.turuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë”, thotë ai.

“Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte.

Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi”, pohon Klosi. Duke pranuar se Remzi Hoxha por dhe ish komandantët e UÇK janë vik.tima të Berishës.

Pikërisht të gjitha këto deklarime, të gjitha këto prova, janë mbledhur nga ish komandantët e UÇK dhe familja e Remzi Hoxhës dhe pritet të dërgohen në gjykatën e Hagës, ku Berisha do të jetë dhe i akuzuari kryesor. Bashkë dhe me Sefgjinin, Kumbaron etj.

Do mungojë vetëm Gazidede, i cili nuk jeton më. Megjithëse mund të hetohet dhe vdekja e tij e ngadaltë, si të gjithë ata që dinin pisllëqet e Berishës.

Ndërkohë që Ardian Hoxha, teksa shihte se njerëzit e Berishës në sistemin e drejtësisë, vetëm po e anashkalonin vra.sjen dhe zhdukjen e babait të tij Remzi Hoxha, në një prononcim për mediat para pak kohëve deklaroi se nëse s’do jepet drejtësi atëherë do të ndiqet ligji shqiptar i kanunit. Dhe Berisha e njeh fort mirë kanunin, ndaj i luan të gjitha kartat për ta mbajtur çështjen larg./Pamfleti