osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha-Meta, Zeni dhe Nuel Kalaj i shpëtojnë aferës së CEZ! Çekia pushon hetimet pas mbylljes së dosjes nga prokuroria shqiptare dhe vizitës së presidentit në ambasadë

Berisha-Meta, Zeni dhe Nuel Kalaj i shpëtojnë aferës së CEZ! Çekia pushon hetimet pas mbylljes së dosjes nga prokuroria shqiptare dhe vizitës së presidentit në ambasadë

Politika shqiptare ka intensifikuar lëvizjet për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia e re. Ambasadorja Yuri Kim paralajmëroi të premten se Byroja e Hetimit i ka tmerruar të gjithë dhe faktet e tregojnë një gjë të tillë. Ata që kanë hesape të hapura me drejtësinë po mundohen t’i mbyllin, për të shmangur çdo lloj rihetimi.

Një ndër dosjet më të bujshme që mund të dërgojë pas hekurave presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra dhe funksionarë të lartë është padyshim dosja “CEZ”. Bëhet fjalë për një sërë abuzimesh që nga firmosja e kontratës me çekët e deri tek marrëveshja me DIA, ku u shënua dhe vjedhja më e madhe. Autoritet shqiptare kanë bërë një sërë hetimesh dhe i vetmi që e pësoi ishte Kastriot Ismaili, ish-administrator i DIA.

Pak javë më parë gjykata vulosi pushimin e hetimeve për privatizimin e ish-OSSH. Kuvendi dhe juristi Romeo Kara kishin paditur ish-kryeministrin Berisha, disa ish-ministra dhe funksionarë të tjerë. Por prokuroria deklaroi se nuk gjeti vepër penale dhe kërkoi pushimin e hetimeve nga gjykata, gjë që mori dhe formë të prerë në Apel. Por si duket, ky ka qenë një skenar akoma dhe më i thellë. Së pari hetimet u pushuan para ngritjes së BKH, por së dyti kjo është bërë për të bllokuar dhe hetimet nga Çekia. Teksa te ne kryheshin hetime për CEZ, një hetim nëse kompania kishte abuzuar po zhvillohej dhe nga autoritet çeke.

Çekia mbyll hetimet

Mirëpo vendimi i javëve të fundit për të mbyllur hetimet duket se është dërguar dhe te autoritetet çeke, të cilat kanë vendosur dhe ato që të pushojnë hetimet. “Autoritete çeke kanë mbyllur hetimin mbi dyshimet për përfshirje në afera korrupsioni nga ndërmarrja energjetike CEZ në Shqipëri, kjo pasi gjykata shqiptare ka pushuar hetimet. Rasti ka të bëjë me një transaksion në vitin 2009, ku dyshohet se CEZ ka dërguar në llogarinë e lobisti kosovar Nue Kalajt rreth 7 milionë euro.

Autoritetet shqiptare kishin dyshimin se kjo shumë mund të ishte përdorur për të korruptuar politikanët dhe zyrtarëve vendas në kohën kur CEZ mori kontrollin e distributorit shqiptar të energjisë”, shkruan gazeta çeke “Mlada fronta Dnes” (MfD). Më tej deklarohet se askush nuk është akuzuar në Çeki për këtë çështje, duke ju referuar qëndrimeve të avokatit të shtetit Boris Havel.

Autoritetet çeke nisën hetimin tre vjet më parë në reagim ndaj një ankese penale të Skuadrës Analitike Financiare çeke, e ngritur në bazë të informacionit që mori nga autoritetet shqiptare. “Hetimi shqiptar filloi pasi kryeministri i atëhershëm Sali Berisha humbi zgjedhjet në vitin 2013. Qeveria e re vendosi të shikojë dhe hulumtojë në privatizimin e shpërndarësit të energjisë, ndërsa Berisha pretendoi se hetimi ishte i motivuar politikisht. Gjykata e Tiranës vendosi në fund të janarit që asnjë korrupsion nuk ishte provuar në këtë rast. Megjithatë hetuesit shqiptarë nuk arritën të pyetnin Kalaj pasi ai ishte zhdukur ndërkohë”, thuhet në artikull.

Strategjia Meta-Berisha

Me mbylljen e hetimeve nga autoritete çeke, dy personat që dalin të larë janë padyshim Berisha dhe Meta. Nëse çekët do të vërtetonin se Nue Kalaj u pagua për të ndërmjetësuar mes Berishës dhe çekëve, atëherë hetimet në vendin tonë do të rihapeshin dhe mund të shkonin dhe njerëz në burg. Nga ana tjetër kemi rastin CEZ-DIA. Bëhet fjalë për një aferë akoma dhe më të madhe. Ka shumë nga ata që flasin për përfshirje të politikës. Emri më i akuzuar në këtë mes është Ilir Meta, i cili ka pasur miqësi me Kastriot Ismailajn.

Tashmë si në Çeki ashtu dhe te ne nuk ka më asnjë hetim dhe të gjithë duket se dalin të pa lagur. E çuditshmja është se të gjitha këto vijnë në prag të ngritjes së Byrosë Hetimore. Nga ana tjetër mbyllja e hetimeve vjen edhe në një kohë kur presidenti ka qetësuar ujërat me çekët, pasi më 27 qershor pati një drekë në ambasadë me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia.