osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha-Meta në zgjedhjet e 2023 me “Shtëpinë e Lirisë”! Foltore-LSI grup të ri parlamentar me rreth 30 deputetë

Berisha-Meta në zgjedhjet e 2023 me “Shtëpinë e Lirisë”! Foltore-LSI grup të ri parlamentar me rreth 30 deputetë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta po përgatisin terrenin për të krijuar një parti të re, pas zhvillimeve dhe rezultatit që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Gazeta ka mësuar se aleanca Meta-Berisha shkon përtej këtyre zgjedhjeve të pjesshme, pasi ish-kryeministri dhe presidenti do të jenë bashkë edhe për zgjedhjet lokale të 2023.

Kështu, sipas informacioneve, mësohet se mundësitë janë që në vijim, Grupi i Rithemelimit të Partisë Demorkatike mund të shkrihet me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe të krijojnë një parti të re, ku do të udhëhiqen nga binomi Meta-Berisha. Pika ku i bashkoi këta dy politikanë nisi me goditjen e Sali Berishës nga SHBA në 19 maj 2021, lufta e tij e egër me Lulzim Bashën, si dhe disa sinjale për një goditje të Metës nga Uashingtoni.

Megjithatë dështimi i planit të Sali Berishës për të marrë me forcë selinë e PD, duke sjellë përçarje të madhe tek demokratët solli që shpëtimi i tij i vetëm ishte të futej nën “ombrellën” e Ilir Metës. E gjithë kjo situatë, përfundoi me afrimin mes tyre, ku disa ditë përpara zgjedhjeve, dolën hapur se janë bashkë, pasi konkurruan në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit nën një koalicion, të cilin e etiketuan “Shtëpia e Lirisë”, duke bashkuar forcat për ekzistencën e tyre politike. Pra nisur nga ky bashkëpunim, gjasat janë që kreut i shtetit dhe ish-lideri demokrat të shkojnë drejt krijimit të një partie të re dhe një bashkëpunimi përtej zgjedhjeve vendore të 6 marsit që sapo kaluam.

Berisha lëviz gjithë gurët

Por vazhdimësinë e këtij koalicioni përtej 6 marsit e ka konfirmuar dhe vetë Sali Berisha, i cili i menjëherë pasi koalicioni “Shtëpia e Lirisë” arriti të merrte Bashkinë e Shkodrës, nxitoi dhe doli në një konferencë për shtyp, ndërkohë që pas shpinës së tij kishte logon e koalicionit dhe jo logon e Partisë Demorkatike.

Kjo do të thotë se Sali Berisha i përdori demokratë, i gënjeu dhe iu mori votat me pretimin se ai ishte njëri prej tyre, por që në të vërtet ai thjeshtë iu nguli thikën pas shpine. Pra, Berisha u shfaq krah demokratëve dhe premtoi riorganizim e PD, mirëpo në prapaskenë ai po gatuan një tjetër plan që të bashkohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës dhe të shkojnë në zgjedhjet lokalet të vitit që vjen në një koalicion me këtë parti. Madje një gjë e tillë u pa qartë edhe në deklaratën e Berishës, pas fitores së një nga gjashtë bashkive, asaj të Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme vendore, që falënderoi LSI-në.

Berisha tha në një prononcim për mediat javën që shkoi se fitorja në Shkodër tregoi që populli opozitar është me opozitën e vërtetë. Po ashtu, një tjetër detaje interesat që tregon se Berisha po luan të gjithë gurët është edhe fakti se ai dhe deputetët e “Foltores” kanë shtuar takimet me deputetët që janë rreshtuar kundër Lulzim Bashës ditët e fundit, si Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, etj, si dhe ata të LSI, duke krijuar një grup të ri parlamentar.

Pra Berisha po bën të gjitha përpjekjet dhe synon që të fitojë simpatinë e deputetëve që i kanë dalë kundër Bashës, që t’i bashkohen kauzës së tij dhe “Foltores”. Në total numri i deputetëve përfshi Sali Berishën që janë kundër Bashës dhe kërkojnë “kokën” e këtij të fundit shkon mbi 20, çka tregon se gjasat janë që të krijojnë një formacion të ri politik, duke qenë se kreu aktual i PD, s’ka ndërmend të dorëhiqet apo largohet si kryetar./Rigels Seliman