Sali Berisha tregon përse vendosi që të rikthehet aktiv në politikë dhe të nisë turin e takimeve me demokratët në çdo qytet.
Nga Shkodra ku mbajti takimin e radhës, Sali Berisha u shpreh se shpallja “non grata” dhe më pas përjashtimi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike e detyruan atë që të rikthehet sërish aktiv në politikë.
“Unë kam patur një përplasje të jashtëzakonshme me multimiliarderin George Soros. Dhe mendova pse ma bënë këtë? Unë këto 8 vite nuk kam një fjalim të vetëm për të mbrojtur interesin tim personal, kam bërë gjithçka për të mbrojtur interesin tuaj publik kundër korrupsionit, kundër krimit, kundër shpërbërjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve i përballur me të gjithë, kundër Ballkanit të Hapur dhe Reformën në Drejtësi, e cila ka sjellë sot në krye ish-ministra, vëllezër të ministrave dhe është sot më e kapur se kurrë. Pra unë këto kam bërë.
Mendova, unë që e kisha ndërmend të largohem po të fitonim zgjedhjet se çdo gjë ka një kufi, s’do rrija në Parlament, kisha vendosur këtë gjë dhe tani goditem në këtë mënyrë. “Nga lufta veçse ai largohet” është një varg i hymnit tonë. Dhe vendosa të kthehem të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtjen e interesit publik dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.
Lulzim Basha peng merr një vendm që asgjëson pluralizmin, natyrisht kjo pastaj ishte një motiv kaq i madh për të bërë gjithçka së bashku me ju për të ngritur në këmbë PD, për ta çuar atë drejt fitores. Dhe ju garantoj se do bëjmë gjithçka së bashku që ju të zgjidhni njerëzit që u besoni më shumë. Do bëjmë gjithçka që vota juaj të dalë në dritë, të mos mundë të lozë kush me votën tuaj”, deklaroi Sali Berisha.