osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha mashtron saliarët duke bërë “trimin”: Protestë anti-BE më 6 dhjetor! Po specialët e Macron dhe Scholz a i ka llogaritur?!

Berisha mashtron saliarët duke bërë “trimin”: Protestë anti-BE më 6 dhjetor! Po specialët e Macron dhe Scholz a i ka llogaritur?!

Non grata Berisha që bën trimin e menderosur dhe damkosur nuk besojmë se do jetë në krye të turmës për ta mirë-menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll, jo për shkak të moshës por sepse është një frikacak funksional dhe këtë e ka treguar gjithmonë kur ka dashur të bëjë ndonjë marrëzi dhe të sulmojë institucionet. E thenë më shqeto, mirë e kaloi perimetrin e sigurisë së policisë shqiptare, po më tej ku do shkojë?

Berisha besojmë se e di fare mirë, ka qënë President dhe kryeministër i vendit, që ky organizim sigurie, nuk është vetëm i policisë shqiptare, por bashkë me ta janë dhe trupat e sigurisë shtesë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Vijnë krerët e superfuqive të Europës, Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera, dhe kanë me vete dhe forcat e tyre të sigurisë, pa përjashtuar ndonjë marins amerikan të “përzierë” mes tyre.

Madje plani i veprimit për ditën e samitit patjetër që është diskutuar deri në detaje mes policisë shqiptare, dhe forcave të sigurisë së vendeve pjesëmarrëse në samitin e 6 dhjetorit, kanë “hartën” e perimetrit të sigurisë, të shënuar deri në detajet më të vogla. Pa përjashtuar këtu shërbimet inteligjente respektive dhe partnere përtej Atlantikut.

Me këta si do ia bëjë Berisha, pasi këta s’janë me “zemër” të dobët si shqiptarët, dhe nuk të falin nëse shkel këtë perimetër, që për ta përkthehet në rrezik për liderët respektivë të cilët mbrojnë. Bashkë me truprojat respektive të liderëve të BE. A e llogarit Berisha këtë, dhe çfarë mund të ndodhë, larg qoftë, nëse do të këtë ndonjë mendjeshkretë që beson fjalët e Berishës dhe shtyhet më tej, përtej ligjit dhe rregullave të shtetit por dhe sigurisë së një samiti të këtyre përmasave!

Një finale futbolli e rangut të tretë që u organizua në Shqipëri, kërkoi dhe trupa shtesë nga vendet finaliste, përkatësisht Italia dhe Holanda! Që s’të falnin as ata. Jo më për liderët e BE, që të heqin “skalpin” nëse mendojnë se rrezikohen nga turma sado të vogla që të paraqiten brenda permietrit të sigurisë. Eshtë qeveria e Europës në Tiranë më 6 dhjetor, dhe Berisha e di këtë.

Këto janë pyetje, që Berisha duhet t’u japë përgjigje me njerëzit e tij, jo publikisht të kuptohemi, dhe në vend që ta nxisë turmën e militantëve që janë të paktë tashmë, ta mbajë nën kontroll dhe jashtë perimetrit të sigurisë së samitit të liderëve të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor./Nga Jakim Marena