osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha-Kryemadhi skenar për të rikthyer Metën në politikë, presidenti gati të marrë frenat e opozitës

Berisha-Kryemadhi skenar për të rikthyer Metën në politikë, presidenti gati të marrë frenat e opozitës

Shtohen zërat se arkitektët e vërtetë të skenarit të djegies së mandateve dhe destabilizimit në vend janë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Gazeta e tha një ditë më parë se Berisha dhe ata që janë kundër reformës në drejtësi kanë hyrë në listën e zezë të amerikanëve dhe prandaj po synohet destabilizimi i vendit. Por çfarë po ndodh brenda opozitës? Sa të qeta janë ujërat aty? Gazeta ka mësuar se Lulzim Basha nuk e ka mbështetur shumë idenë e djegies së mandateve, por është dorëzuar përballë presionit të dyshes Berisha-Kryemadhi.

Këta të fundit e kanë ndarë mendjen për të çuar vendin në zgrip dhe ja kanë bërë të qartë Bashës se duhet të ndjekë lojën e tyre. Por gazeta ka mësuar se Berisha e Kryemadhi janë gati të rikthejnë në arenën politike Ilir Metën. Basha fillimisht nuk e ka mbështetur idenë e djegies së mandateve, por Berisha ja ka bërë të qartë se nëse ai nuk pranon, atëherë Meta është gati të marrë drejtimin e LSI dhe bashkë me të dhe frenat e opozitës. Po ashtu i ka thënë se deputetët pranë tij do jenë në mbështetje të Ilir Metës. Përballë kësaj zgjedhjeje, Basha vendosi të shkojë te djegia e mandateve. Por gazeta ka mësuar se ai sërish nuk ja ka besën Berishës.

Njerëz pranë liderit të PD i thanë gazetës “SOT” se ai i trembet një skenari që mund ta nxjerrin jashtë loje. Frika e tij është se teksa vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Meta merr kreun e LSI dhe kjo parti del më e fortë se PD në zgjedhje. Në këtë mënyrë i takon asaj të drejtojë qeverinë. Pra të gjitha rrugët të çojnë te ideja se në prapavijë Berisha e Kryemadhi po gatuajnë idenë që Meta të kthehet në krye të opozitës. Një tjetër shqetësim i tyre është se Basha mund të shkojë te një pakt i ri me Ramën. Kryemadhi, Vasili e vetë Berisha i kanë dërguar mesazhe në distancë Bashës se nuk mund të ketë asnjë negociatë.

Por nëse Basha dredhon, atëherë ata kanë një plan B, që është Meta. Opozita nuk ka ende një lider të fuqishëm që ta udhëheqë drejt skenarëve të saj destabilizues dhe Berisha e Kryemadhi kanë kthyer sytë nga Ilir Meta. Sesa do të arrihet diçka e tillë mbetet të shihet, por ish-kryeministri ja ka bërë këtë herë shumë të qartë Bashës se nëse ai nuk vepron sipas linjës së tij, do hyjë në lojë Meta.

Loja e Metës

Gazeta e deklaroi që në vjeshtë se Meta e Berisha po ecnin me plan të strukturuar për të krijuar një qeveri teknike, e më pas për të shkuar te zgjedhjet e parakohshme. Plani ishte që kjo të ndodhte në dhjetor të 2018, por studentët ja u prishën lojën. Megjithatë ata duket se nuk kanë hequr dorë dhe tani po shkojnë te ideja e djegies së mandateve, ide kjo e artikuluar për muaj e muaj me radhë nga Sali Berisha. Nëse ballafaqojmë faktet, duket haptazi se kemi një aleancë të fshehtë mes opozitës dhe Ilir Metës.

Fakti që ai është bashkëshorti i kryetares së LSI nuk do shumë llogari për të kuptuar qëndrimin mbi palët, por veprimet e tij ditët e fundit e tregojnë më së mirë se kemi një grup të strukturuar. Meta ishte ai që goditi i pari qeverinë. Refuzoi ministrin e Jashtëm, ndërsa lëshoi akuza për Unazën e Madhe. Po ashtu, refuzoi disa ligje dhe ka sulmuar qeverinë shumë herë më ashpër se PD. Që këtu duket qartë se Meta filloi të bëhet protagonist. Zërat se ai do marrë frenat e LSI kanë qenë të përhapur prej muajsh, por së fundmi tregohet qartë se cilat kanë qenë arsyet e luftës së tij me qeverinë.

Meta e kuptoi se qëndrimi president ishte një goditje e Ramës ndaj tij. Ai nuk ka asgjë në dorë, veçse të refuzojë ligjet. Po ashtu e ka gojën e mbyllur mbi aktualitetin politik. Ndërkohë Basha nuk po bind shumë në opozitë dhe loja e Berishës me Kryemadhin është që të projektojnë Metën si udhëheqës të opozitës dhe t’i çojë ata drejt pushtetit.

Kliti Topalli