osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha-Kryemadhi shtojnë presionet për protesta e revolta: Opozita e Bashës pa strategji dhe përkrahje

Berisha-Kryemadhi shtojnë presionet për protesta e revolta: Opozita e Bashës pa strategji dhe përkrahje

Opozita shqiptare duket se është pa strategji. Momentalisht deputetët e saj kanë nisur bojkotin e Parlamenti, por nuk po bëhet asnjë gjë nga ato që është paralajmëruar. Sot Parlamenti mblidhet në seancë plenare dhe janë një sërë vendimesh të rëndësishme që do të diskutohen. Por teksa pritej opozita të vijonte me Parlamentin paralel në qarqe, nuk do të ndodh aspak kështu. Kjo lëvizje duket se ka dështuar dhe Basha është tërhequr. Ka qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ajo e cila e paralajmëroi një gjë të tillë, por nuk dha asnjë detaj se ç’do të ndodhë tani. “Mbaroi pozicionin e saj, do të ketë tani aktivitete të tjera, ku të gjitha partitë e tjera të opozitës, të mos harrojmë që opozita sot është një mazhorancë numerike, pra nuk është më thjesht një opozitë. Por në realitet dhe në të vërtetë është mazhorancë. Edi Rama është në minorancë sepse jo vetëm që është vetëm, por është në një minorancë e cila është fiktive.

Është me numra të vjedhur dhe me numra të grabitur”, tha ajo. Në një intervistë televizive Kryemadhi la të nënkuptohet se opozita tani është pa strategji. Përveç bojkotit të Parlamentit, nuk ka asnjë plan tjetër për të vijuar me goditjet ndaj qeverisë. Për këtë arsye Kryemadhi dhe Sali Berisha u janë rikthyer thirrjeve për revolta e mosbindje civile, duke i bërë presion Bashës. “Kupa është mbushur dhe po derdhet! Ta krrejmë, ta krrejmë, ta krrejmë kalbesirën”, tha dje Berisha, shkruan SOT. Po ashtu Kryemadhi hodhi poshtë idenë e djegies s mandateve. “Jo nuk është komode mazhoranca, sepse mazhoranca ka probleme shumë të mëdha. Sepse nëse do të kesh një opozitë në Parlament, mazhoranca është komode, sepse krijon normalitetin e saj ku nuk mendoj që Shqipëria është në një situatë normale. Vajtja e opozitës në Parlament do të krijojë normalitet. Nuk flasim për të marrë rrogë deputetët aty, por flasim për të pasur të paktën përgjegjësinë morale dhe detyrimin tonë moral ndaj qytetarëve. Nuk e djegim mandatin, sepse mandatin nuk ma ka dhënë as Gramoz Ruçi as Edi Rama mandatin, ma kanë dhënë qytetarët e mi. Dhe janë ata që do vendosin se çfarë do bëjë unë me mandatin tim. Por ama marrëdhënia jonë me atë Parlament i cili është Parlament i intimiduar, është Parlament i deformuar, është Parlament i inkriminuar është një marrëdhënie që unë skam pse të jem palë”, tha ajo.

Përplasjet në opozitë

Kreu i PD, Lulzim Basha duket se nuk ndan të njëjtin mendim me Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën për të shkuar te dhuna dhe mosbindja civile. Vetë pak ditë më parë Basha tha se do e rrëzojë qeverinë vetëm në mënyrë demokratike. Por kjo ka bërë që të ketë dhe përplasje me dyshen Kryemadhi-Berisha. Që në muajin gusht, Berisha, Kryemadhi dhe deputetë pranë tyre deklaruan hapur se duhet të shkohet te revolta dhe të rrëzohet qeveria. Disa eksponentë u shprehën hapur se nëse hapej rruga për shembjen e Teatrit Kombëtar, do sulmohej qeveria. Parlamenti e miratoi dekretin dhe ju hap rruga shembjes së teatrit. Jo që nuk pati protesta, por opozita nuk mori pjesë në Parlament, edhe pse e cilësonte si kauzë kryesore mbrojtjen e teatrit. Më pas u deklarua disa herë se do ketë protesta dhe deri më tani nuk ka asnjë gjë. Basha e Kryemadhi deklarojnë se do dalin në protestë, por nuk ka asnjë plan tani afër. Nga kontaktet në degë, gazeta ka mësuar se nuk janë udhëzuar akoma për protesta. Madje sipas informacioneve, Basha ua ka bërë të qartë krerëve të degëve se duhet të punojnë sa më shumë për zgjedhjet që po vijnë, duke anashkaluar protestat.