Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dyshimet se kryeministri Edi Rama po përgatitet për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se opozita duhet të përgatitet edhe për skenar si ai i 20 shkurtit 1991.
“Opozita duhet të përgatitet qoftë për zgjedhje, qoftë për 20 shkurt. Përndryshe ajo nuk ka përmbushur misionin e saj.
Edi Rama meriton çdolloj ndëshkimi me këtë që u ka bërë shqiptarëve, me këtë spastrim etnik, duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit,” tha Berisha.
Sipas tij, Rama është shndërruar në vegël të Beogradit.