osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha i tmerruar nga drejësia: Skenar i një të çmenduri për përplasje civile me socialistët në Kongresin e PS, Basha i devijon!

Berisha i tmerruar nga drejësia: Skenar i një të çmenduri për përplasje civile me socialistët në Kongresin e PS, Basha i devijon!

Sali Berisha dhe njerëzit e tij në Partinë Demokratike duket se po bëjnë ç’është e mundur për të shtyrë vendin drejt destabilitetit. Djegia e mandateve ishte skenar i Berishës dhe po ashtu pas sulmeve ndaj Kryeministrisë më 26 shkurt fshiheshin pikërisht njerëzit e tij. Por duke qenë se kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar të distancohet nga dhuna, ish-kryeministri është vënë sërish në lëvizje.

Gazeta ka mësuar se ditët e fundit ndaj Bashës është ushtruar presion që protesta e radhës së opozitës të bashkuar të zhvillohej ditën e shtunë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste. Mirëpo, sipas informacioneve, ky propozim i njerëzve pranë ish-kryeministrit është nxitur edhe nga fakti se në datën 23 mars, pas Kongresit, socialistët pritet të zhvillojnë një tubim në kuadër të nismës “Bashkia që duam” tek Sheshi “Nënë Tereza”.

Në këtë aktivitet, PS do të zyrtarizojë edhe kandidaturën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës. Por nëse kemi protestë, atëherë militantët e PD dhe PS mund të shkojnë drejt përplasjes. Basha mblodhi të hënën krerët e degëve dhe u diskutuan disa mundësi, ku u fol për të protestuar më 21, 22 apo 23 mars. Për të protestuar të shtunën gazeta ka mësuar se ka pasur presione dhe nga Berisha, por Basha nuk ka qenë dakord sepse kjo mund të çojë në një përplasje civile.

Basha thërret protestë nesër para Parlamentit

Kërkesa dhe presioni i Berishës ndaj Bashës për të protestuar gjatë Kongresit të PS, duket ka rezultuar “flluskë sapuni”. Kjo pasi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që protestën e radhës opozita ta zhvillojë ditën e nesërme në orën 09:30 para Parlamentit. Po si shkoi Basha tek kjo datë dhe cilat janë prapaskenat që ai vendosi të thërrasë protestën ditën e nesërme?

Gazeta ka mësuar se Basha kishte diskutuar me krerët e degëve dy data të mundshme se kur do të zhvillonin protestën e radhës së opozitës, të cilat ishin data 21 mars, ose 22 mars. Për 22 marsin, demokratët synonin që të zhvillonin protestë, me justifikimin se kjo është një ditë e shënuar për PD, pasi në po të njëjtën datë në 22 marsin e vitit 1992, Partia Demokratike erdhi në pushtet, duke fituar ndaj regjimit të kohës me një votë plebishitare.

Por edhe kjo datë ka mbetur thjeshtë një alternativë në tentativë, pasi kryedemokrati ka vendosur që protestën e radhës opozita ta zhvillojë ditën e nesërme. Sipas informacioneve, Basha ka njoftuar dje në mesnatë krerët e degëve se protesta e opozitës do të zhvillohet nesër në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, pasi në orën 11:00 pritet të mbahet edhe seanca plenare.

Mësohet se kreu demokrat e ka justifikuar këtë vendim, me arsyetimin se kur nisën stinën e protestave, ai dhe krerët e tjerë të opozitës, iu premtuan militantëve se nuk do të zhvillojnë protesta para Parlamentit, gjithmonë kur do të ketë seanca plenare, pasi sipas tyre, ky lloj presion do të detyrojë mazhorancën që të reflektojë, sa i takon kërkesave të opozitës. Dhe kështu ka ndodhur, pasi tanimë është bërë zyrtare që protesta e opozitës do të zhvillohet nesër para Parlamentit. /Rigels Seliman