Sali Berisha tha nga Kavaja se gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit. Berisha ftoi sekretarin Blinken të depozitojë në gjykatën e Parisit të gjitha provat që ka ndaj tij.
“Kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës.
E ftoj sekretarin e Shtetit, Blinken të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë apo dokument që ka për mua, por ju garantoj se ka zero, zero, zero.
Ndaj dhe problemin tim unë e kisha zgjidhur, kisha zgjedhur rrugën dhe këtu para jush dua të them rroftë drejtësi”, u shpreh Berisha.
Një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha tha se ka ngritur një padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken.