Sali Berisha ka folur për kërkesat e studentëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Arsimit, 9 ditë më parë.
Ish kryeministri tha se nëse do ishte në krye të qeverisë do t’i plotësonte menjëherë kushte dhe kërkesat e të rinjve, të cilët vijoojn të protestojnë për 9-ditë me radhë.
“Nëse do të isha kryeministër do t’i zgjidhja dhe plotësoja kërkesat e studentëve. Edi Rama ka deklaruar se do të rrisë buxhetin mbi 5,9 për qind.
Ka qenë vitit 93, bursa e studentëve ka qenë 83 mijë lekë, por për atë kohë ka qenë shumë e madhe”, tha ai në “Open” duke hequr një paralele me sistemin arsimor në qeverisjen Berisha ku mjafton të kishe para për t’u diplomuar.
Teksa shpjegonte të përbashkëtat dhe dallimet e protestës së studentëve të vitit ’90 dhe kësaj që po ndodh këto ditë, Berisha u ndal te një dallim, për të cilën tha se tregon që Ramës nuk ia beson njeri fjalën.
Sipas tij, studentet e asaj kohe zhvilluan një takim me Ramiz Alinë pasi kishin një farë besimi, kurse sot, shtoi ish-kryeministri, Ramës s’ja beson njeri fjalën.
Të dyja lëvizjet, ish-kryeministri i quajti revolucione. Protesta e këto ditëve, sipas Berishës, është “revolucion për transormimin atij sistemi që mund të quhet sistemi i të gjitha sistemi të një shoqërie: sistemi arsimor”.
“Çfarë po bëjnë ato vajza dhe djem me një sakrificë të jashtëzakonshme? Po shkundin shtetin, qeverinë, por dhe shoqërinë e cila heshti për kohë shumë më të gjatë se ç’duhej ndaj një procesi shpartallues, shkatërrues i sistemit dhe siç e thotë Zhan Zhak Ruso është procesi me serioz i një shoqërie. Ata po luftojnë për të sotmen, por faktikisht edhe për të ardhmen. Zërat e tyre janë një thirrje e pastër për ata që duan të krijojnë të ardhme të ndritur”, tha Berisha në emisionin “Open”.
“Dallimi është këtu që studentët e vitit ‘90 u takuan me Alinë, sepse kishin një farë besimi se do u qëndronte fjalëve dhe në fakt ai i nxori dajakun. Në 1 të natës, doli në një akt të pashembullt doli nga shtëpia dhe i ka prit me një grup drejtuesish në një sallë universiteti. Duke u kthyer studentët, rrugës i nxori Hekuran Isain dhe sambistët dhe i zhdëpi pse gjoja morrn një revole. Kurse Rama është kaq i diskretituar, sa asnjeri se beson fjalën e tij. S’duan të bien në kurthin e një gënjeshtari të pa mbajtur”, shtoi.
Duke u ndalur te reagimi i djeshëm i Senatit të Universitetit të Tiranës, që mohonte të kishte propozuar vendimin që u miratua më pas nga qeveria, që detyronte studentët të paguanin shtesë për provimet e mbartura, Berisha tha: “Rektorët thanë asnjë propozim. S’mund ta nxirrte vendimin pa propozimin e senateve dhe s’kanë bërë kurrë një propozim të tillë ja thanë dje”.
Lidhur me tarifat, ish-kryeministri u shpreh: “Tarifat i cakton qeveria, senatet, dekanatet bëjnë propozimet. Tavanin, po tavanin jo vetëm e ka në dorë, por ka dhe që ta ulë për të përgjysmuar tarifën se bën politikën e arsimit”.