osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha, grushti i shtetit dhe pushteti

Berisha, grushti i shtetit dhe pushteti

Bedri Islami

Sa herë që afrohet 14 shtatori, ashtu turbullueshëm, si i zgjuar nga një halamendje, Berishën e merr malli për një grusht shteti dhe për të rimarrë pushtetin. Nuk e di nëse është ndonjë nga haluçionacionet e vjetra, por e shfaqur sa këtë herë, kaq haptas dhe me kas pasion, në emisionin e pajtimit të Fevziut, nuk ishte parë asnjëherë.

Si në një delir të ndërprerë ankthshëm, i turbulluar nga gjendja e vazhdueshme e idesë së humbjes së pushtetit, i mbërthyer nga ideja e domosdoshmërisë së një rikthimi pushtetor, sa më shumë që afrohet ditëzimi i Vettingut politik në radhët e sipërme të politikës, aq më shumë ankthi bëhet i pranishëm, si të kishte fituar të drejtën e qytetarisë.

Berisha është një shtetas i vjetër i pushtetit, por që kurrë nuk u bë burrështeti. Sa herë që koha dhe momenti ia afroi një mundësi të tillë, aq herë e humbi turpshëm dhe pa shpresën e rikthimit të tij, jo vetëm në hierarkinë pushtetore, por as në politikë.

Si një shtetas i pushtetit ai e di fare mirë që, sa herë ka tentuar të marrë pushtetin ose ta mbajë atë përmes dhunës, aq herë dhuna i është rikthyer si një hakmarrje e vjetër. Edhe kur ai është dukur i fuqishëm dhe i paprekshëm, edhe kur kishte nën këmbët e tij gjithë strukturat ndëshkuese të shtetit, ai ka dështuar.

Maji i vitit 1996, tentimi i kthimit të vendit në një luftë civile në marsin e vitit 1997, grusht-shteti i dështuar i shtatorit 1998, 21 janari i vitit 2011, në mos tjetër, duhet t’i kishin mësuar se dhuna nuk është rrugë drejt pushtetit, por këmbësorja për të ulur prej tij.

Atëherë përse një njeri i mësuar me dështimin e dhunës, qoftë si politikë, qoftë si metodë qeverisje, bëhet kaq agresiv dhe shfaqet kaq radikal e haptas, edhe në një emision të ndjekur TV, duke predikuar se ky pushtet, i Edi Ramës, nuk rrëzohet kurrë me votë, por, për të rrëzuar atë, me patjetër, duhet përdorur dhuna, duhen zaptuar institucionet, duhen përzënë, “nga leckat”, drejtuesit e shtetit dhe duhet ndërruar qeveria?

Ka disa arsye.

Së pari, Berisha në fakt, që pas vitit 1997, nuk duhej të ishte më në politikë. Dështimi i tij flagrant, grabitja e rreth 2 miliardë dollarëve përmes firmave piramidale, krijimi i gjendjes së luftës civile, mobilizimi i civilëve, shumica nga veriu, për të sulmuar jugun, krijimi i një ndasie fatale krahinore, urdhëri për të përdorur lëndë kimike, rizgjedhja e tij si president në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, do të kishin nxjerrë jashtë nga politika cilindo, pa asnjë dyshim dhe do të kishin krijuar mundësinë e fillesës së një mendimi krejt ndryshe të politikës dhe të marrjes së pushtetit.

Megjithatë, ai qëndroi në politikë. Jo se ishte i fuqishëm, por sepse socialistët në pushtet, të ngazëllyer që u ngjitën ku nuk e mendonin se do të vinin aq shpejt, bënë heshturazi një amnisti politike për shkaktarët dhe, si nuk pritej, shkuan edhe më tej se kaq: ata, dy herë radhazi, një herë përmes Majkos e herën tjetër përmes Finos, të dy ish kryeministra socialistë, u mburrën se ishin ata që “e kishin shpëtuar Berishën nga rrëzimi dhe hetimi i rastit të tij”.

Një njeri, i cili ka bërë gjithë këto gjëma dhe i njihet e drejta për të qenë përsëri njeriu i parë politik, herë i opozitës dhe herë i qeverisë, edhe po të kishte mësuar diçka, do e harronte shumë shpejt, pasi, para tij, si ai e dinte krejt mirë, do të ishin njerëz që e ndjenin frikën dhe i gëzoheshin pushtetit më shumë se sa të drejtës dhe ligjit.

Së dyti, në ardhjen e Berishës në politikë dhe krahas tij, edhe të një sërë militantësh verbërisht të lidhur me të, si kurrë më parë, jo vetëm bjerrën shpresat, por u ligjërua krimi politik si mjet për të mbajtur pushtetin.

Në 21 janar dhe më herët, fare haptas, pushteti demonstroi dhunën si një mjet politik për të mbajtur pushtetin. U vranë katër protestues, faji i të cilëve ishte se po qëndronin me duar në xhepa para kangjellave të selisë kryeministrore, ishin duke vëzhguar bashkë me gazetarët apo po largoheshin.

Vrasjet u bënë qetësisht dhe Berisha, pa iu dridhur zëri, paralajmëroi dy gjëra mizore, të dënueshme nga të gjitha ligjet e këtij shteti: ai deklaroi se do të vriste edhe 33 e 330 të tjerë nëse afroheshin dhe, më vonë, bëri deklaratën e dytë se, të parin do të vriste shefin e opozitës dhe mbi varrin e tij do të mbante fjalimin më të bukur që ishte mbajtur ndonjëherë”.

Ndërrimi i pushtetit dhe paralajmërimet e Ramës dhe të tjerëve majtistë jashtë së majtës se, pas fitores Berisha, Basha e kompani do të përgjigjeshin ligjërisht, jo vetëm i mori era, por krijuan precedentin më të rrezikshëm për një shtet që aspiron demokraci: të mos ndëshkimit të fajtorëve, edhe kur faji i tyre ka kushtuar jetë njerëzore.

Askush nuk ka ndër mend të thellojë hetimet e 21 janarit. U bënë disa shpërblime monetare, si të paguhej gjaku i derdhur, ndonjë favor anësor, disa vizita tek familjet e të vrarëve, foto me fëmijët jetime dhe..asgjë tjetër. Do të ishte e natyrshme që të krijonte një jehonë të re dhe mendësi edhe më të ashpër. Berisha deklaroi se kishte porositur 5 snajperë nëse do të përsëritej 21 janari: katër në katër qoshet e selisë dhe njërën do e kishte ai, shefi i qeverisë, thjeshtë për të vrarë shefin e opozitës.

Askush nga hetuesia, prokuroria, shteti, pushteti, nuk ndërmori asnjë akt ligjor për të ndëshkuar krimin e urrejtjes, të përgatitjes për një vrasje, kërcënimit dhe nxitjes së vrasjes.

Së treti, Berisha dhe familja e tij janë një familje jashtëzakonisht e pasur. Vetëm pasuria e fëmijëve të tij është milionëshe. Vilat e ngritura kanë në themel gjakun dhe korrupsionin. Aty janë të vrarët në Tropojë dhe bandat e Kuliçëve, aty janë krimet e shkatërrimit të shtetit, aty është marka “Fazlliç” dhe matrapazllëqet me Millosheviçin, aty janë armët e shtira, rrugët e nisura dhe të papërfunduara, aty, mbi të gjitha është Gërdeci.

Si përfunduan të gjitha këto afera të stërmëdha? Në një hiç. Edhe në të ardhmen do të jenë një hiç i madh. Edi Rama dhe socialistët bythpambukë harruan se ky shtet nuk ndërtohet përmes tolerimit të vjedhjes, vrasjes, hedhjes në erë, mashtrimit, por edhe përmes ndëshkimit.

Njomzaku i Berishës tallet me shqiptarët përmes shëtitjeve të tij nëpër botë, ku hidhen milionat e fituara harbutërisht. Njerëzit e familjes janë ende pjesë të oligarkisë politike e financiare, megjithëse duket sikur disa kanë ndërruar padronë.

Askush nuk e ka ndër mend të hetojë pasurinë e tyre. Asnjë prokuror nuk ishte në gjendje të kishte një pikë guxim dhe të kërkonte, ndoshta edhe për shuarje kurioziteti, se çfarë kishin biseduar Delijorgji dhe zogthi i Berishajve, menjëherë pas shpërthimit. Asnjë komision parlamentar nuk hetoi përse Berisha ndërmori aktin e linçimit politik të prokurorëve që morën për sipër fillimisht Gërdecin.

Pasuria e tyre rritet edhe sot. Përmes derës bashiane bëhen pazaret e reja, por nuk ka asnjë shenjë ndëshkimi apo thjeshtë verifikimi të pasurisë së tyre.

Ka një arsye të thjeshtë: pushtetarët e sotëm nuk shohin të vendosin ndershmërinë, por ecin në të njëjtën rrugë si edhe të larguarit. Ata duan pasurimin e tyre, po aq hovshëm dhe marramendshëm se opozita kur ishte në pushtet. Nuk ka ndryshuar gjë veç numrave të llogarisë ku derdhen shumat e korrupsionit.

Ai, më falni, që është i përmjerur, nuk të lag.

Së katërti, Berisha ka shansin e fundit e qëndrimit në politikë përmes linjës së të fortit. Nëse ai bëhet “paqësor” askush nuk e pyet më, ndoshta as brenda fisit të tij. Ai e ka krijuar këtë mendësi force në detashmentin e metingashëve dhe rruga e hapur prej tij është e vetmja që e mban në lojë.

Tani ai ka pranë vetes e përballë tij, në të njëjtën radhë me të, një grup rioshësh në politikë, të cilët më parë se çdo gjë kanë mësuar se politika është rruga e pasurimit.

Nderi dhe kombi, për to, është i shitshëm. Sa më shumë që të përkulen ndaj të fortit, aq më shpejt pasurohen. Të kërkosh ndershmëri, vizion e mendim politik tek Salianji, Paloka, Noka, Alibeaj etj është si të kërkosh të pamundurën.

Linja e të fortit e mban atë në politikë, ashtu si i mban demat e toreadorëve. Ai sheh një shenjë të kuqe dhe sulet, pa kthim, pa mendim, por duke e ditur se nuk ka ndëshkim.

Së fundi, afrimi i strukturave të reja  të sistemit të drejtësisë dhe të hetimit, në fakt, strukturat e ndëshkimit të së keqes, njeriun e dobët e nxjerrin nga fiqiri, e bëjnë më agresiv, duke kërkuar rrugët e shpëtimit.

Shfaqja e fundit politike e Berishës, por edhe e gjithë klanit rreth tij, duke dalë me sloganin e përmbysjes së qeverisë me dhunë, janë ato grahmat që i japin vetes, kur në fakt, nuk ia jep askush.

Askush nuk e di më mirë se sa Berisha: Në një vend ku nuk ndëshkohesh edhe për vrasje, mund të bësh çfarë të duash, mund të çirresh sa të duash, mund të kërcënosh edhe me grushte shteti dhe puçe metingashësh, por askush nuk të ndëshkon.

Kjo ndodh sepse krimi politik është në strofullën e tij.