Sali Berisha, ashtu siç pritej, ka futur njerëzit e tij besnik në listën e Tiranës, duke nisur nga Flamur Noka, Edi Paloka, Fatmir Mediu etj.
Ndërkohë ka rikthyer edhe Jozefina Topallin.
Në listën e sigurtë, ka fut edhe Tedi Blushin dhe Erisa Xhixhon nga partia e Ilir Metës.
Ky i fundit ndërkohë, ka vendosur të kandidojë në listë të hapur, por nëse merr më shumë vota dhe PD nxjerr 13 deputetë në Tiranë, mund të ketë shanse që të marrë mandatin e deputetit.
Ndërkohë, sdhe pse Hysen Kadiu dhe Ilir Alimehmeti u shpallën më të votuarit në Tiranë nga Primaret, emri i tyre nuk është në listë.
Ndaj, Kadiu raportohet se ka vendosur të mos kandidojë fare në listë të hapur, edhe pse rezultonte njeriu më i votuar në Primare.
Berisha ka spostuar dhe Jorida Tabakun nga lista e sigurtë, edhe pse rezultonte një ndër më të votuarat në Primare.
Lista e mbyllur e Tiranës
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Besart Xhaferaj
Bekind Këlliçi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Klevis Balliu
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Tedi Blushi