Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të shkojë në takimet me demokratët nëpër qytete dhe të japë mendimet e tij për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.
“Kryetari përjashton deputetin nga funksionet. Pse? Sepse tha që je shprehur në këtë mënyrë në mbledhje. Ish-kryetari nuk vjen dot këtu. Hajde more zotëri këtu edhe thuaj të gjitha mnendimet.
Ju garantoj që pjekuria juaj politike është shumë herë më e madhe nga ajo që mendon kryetari. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ne duhet të kemi një parti sovrane.
Në pushtet nuk vijmë kurrë në qoftë se nuk jemi forcë politike sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër, ne nuk jemi forcë sovrane, jemi një lëvozhgë opozitë”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha.