Etrit Berisha ishte protagonisti absolut në fitoren surprizë të Empolit përballë Napolit ditën e sotme në Serie A. Ekipi emilian befasoi të gjithë teksa mposhti kampionët në fuqi me një gol në minutat shtesë të ndeshjes.
Golashënuesi ishte Kovalenko, por heroi i Empolit ishte padyshim Etrit Berisha. Portieri shqiptar shkëlqeu duke u kthyer në një mur të pakalueshëm përballë napoletanëve. Pritje pas pritje, gardiani kuqezi bëri të pamundurën e në fund kyçi portën e tij duke marrë edhe notë maksimale si lojtari i ndeshjes.
Në postimin e bërë nga ai në rrjete sociale nuk mungojnë urimet e shumta, por në sy bie ai i Nedim Bajramit. Mesfushori i shkruan: Bravo Etrit, të presim në Shqipëri. Menjëherë pas kësaj ndeshje, Berisha do të fluturojë për në Tiranë ku do të bashkohet në gumbullimin e Kombëtares shqiptare.