osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha është në grahmat e fundit! Po përdor konfliktin në Ukrainë për t’iu lëpirë Uashingtonit, po tenton të gjejë rrugë shpëtimi nga makthi amerikan

Berisha është në grahmat e fundit! Po përdor konfliktin në Ukrainë për t’iu lëpirë Uashingtonit, po tenton të gjejë rrugë shpëtimi nga makthi amerikan

Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratën e bërë dje në Parlament nga ish-kryeministri Sali Berisha, se Moska po kërcënon Shqipërinë, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-liderit demokrat.

Gjatë një prononcimi për gaztën “SOT”, analisti i njohur Çupi shprehu bindjen se Berisha po përdor konfliktin në Ukrainë-Rusi për t’iu lëpirë Uashingtonit, ndërsa theksoi se ish-kryeministri po tenton të gjejë rrugë shpëtimi nga makthi amerikan. Sipas zotit Çupi, Berisha është një antiperëndimor.

“Makthi i madh i Sali Berishës është Amerika. Ka gjetur luftën në Ukrainë si një mjet për t’iu lëpirë Amerikës. Mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës emocionohen me fjalët boshe kundër Rusisë. Ndërkohë flet me vete dhe me njerëz rrotull që mendon se i mashtron me luftë kundër Rusisë.

Sali Berisha ka frikë nga hija e tij pro Lindje dhe kundër Amerikës, prandaj bërtet kundër Rusisë. Si shkruan shkrimtari amerikan Mark Twain? “Njeriu që deklarohet fort si i ndershëm, ta dish se është e kundërta”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Çupi: Berisha është në grahmat e fundit

Më tej gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, analisti Frrok Çupi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është në grahmat e fundit të jetës së tij politike, duke shtuar se me lëvizjet e tij po tenton të bëhet protagonist. Por siç theksoi zoti Çupi, zoti Berisha është i vetëdijshëm që edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të dështojë, andaj dhe sipas tij, po prodhon debat. “Sali Berisha është në pikën e fundit të flakës së kandilit.

Vjen vërdallë ku mund të hapet një dritëz. Tani po i mbyllet edhe shpresa se mund të fitojë ndonjë kandidat. Sali Berisha me Partinë Demokratike i ka larë duart”, u shpreh ai për gazetën “SOT”. Më herët gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi akuzoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se janë bërë bashkë kundër amerikanëve.

“Ilir Meta po bën ushtrime force për orët pas presidencës. Në fakt ka kohë që e ka nisur këtë trajtim force, të paktën që nga pranvera e vitit 2020 kur nga Pogradeci deklaroi se do të ishte një viktimë e amerikanëve si presidenti Allende.

Por kjo nuk ndodhi atëherë. Meta i ka marrë hov disa herë goditjes mbi Amerikën. Dalja nga presidenca i jep lirësinë që ta kryejë këtë akt, sipas mendjes së tij. Sapo të dalë nga presidenca ai do të hyjë në politikë; mendon se LSI do të jetë ushtria e tij antiamerikane. Është e njëjta skemë ku hyri Berisha dhe ku po lë kokën.

Berisha mendoi të përdorë PD-në si “kokë dashi” për të goditur Amerikën, ndërsa Meta mendon LSI-në si armë Mesjetare”, tha ai. Më tej analisti Çupi akuzoi presidentin Ilir Meta se është interceptuar në trafiqe të forta droge e njerëzish. “Besoj se Ilir Meta është në të njëjtin komplot antiamerikan bashkë me Saliun.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë i kanë bërë që të shpresojnë se po u vjen dita. Unë besoj se Meta është interceptuar në trafiqe të forta droge e njerëzish, edhe jashtë kontinentit tonë, ku dëmtohen edhe interesat amerikane. Besoj se lojërat që luan Mona me Ilirin dhe Saliun, sikur “u ndanë sot e u bashkuam nesër”, bëhen vetëm për të ruajtur një pjesë të pasurisë së vjedhur nga publiku”, nënvizoi analisti Frrok Çupi për gazetën “SOT”.