Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm ditën e djeshme në festimet e 10 vjetorit të pavarësisë në Kosovë.
Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet krah kryedemokratit Lulzim Basha teksa parakalojnë mes njerëzve dhe marin disa duartrokitje.
Ndërkohë, kjo situatë nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në Facebook, të cilët nuk kanë nguruar t’i kujtojnë të shkuarën.
Edhe pse editori i faqes së tij zyrtare është kujdesur të fshijë komentet negative, siduket disa prej tyre kanë insistuar për t’u shprehur.
Një ndër çështjet më të prekura nga komentuesit është dhe tregëtia e karburantit që ish-kryeministri dhe presidenti shqiptar thuhet se ka bërë me ish-liderin e serbisë Sllobodan Millosheviç. (TemA)