Kryeministri hungarez Viktor Orban, i ka kthyer përgjigje Sali Berishës disa javë pasi ky i fundit e uroi për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Hungari.
Orban e falenderon Berishën duke menduar se është Presidenti i vendit dhe i uron shëndet dhe shumë sukses “në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta”.
” I dashur zoti president”!
Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.
Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtare dhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë.
Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë.
Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona.
E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë.
Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta kristiano-konservatore dhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.
Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta.
I juaji me sinqeritet,
Viktor Orban”, thuhet në letrën e kryeministrit hungarez.
Letër e cila është botuar menjëherë në portalin e familjes Berisha, pasi është e para që ai merr që kur është shpallur “non grata”.
Ndërsa për zgjedhjen në krye të PD-së nuk e ka uruar askush.
Madje as vetë Orban, i cili nuk e përmend asgjëkundi zgjedhjen e tij në krye të PD, duke mos e njohur kështu si kryetar të PD por duke menduar se Saliu është presidenti i Shqipërisë ddhe jo askushi një person non grata që nuk ka asnjë funksion shtetror dhe asnjë lidhje në mardhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarië.