Edi Paloka sperkati me bojë sot kryeministrin Edi Rama fill pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë kryeparlamentarit të Maqedonisë Telat Xhaferi për deklaratat e Lulzim Bashës i cili e akuzonte për lidhje me kri.min dhe blerje votash.
Gjesti i Palokës mori vlerësime nga kryetari i PD-së Basha, liderja e LSI-së Kryemadhi si dhe ish kryeministri PD Sali Berisha.
Ata e përcollën pozitivisht duke ftuar shqiptarët në protestë për largimin e kabinetit qeveritar dhe zgjedhjen e një kryeministri të ri.
Ndërkohë, Berisha tha se Rama e meritonte bojën fytyrës dhe se akti u krye me një silograf. Deklarata e Berishës bije poshtë, ku përpos pamjeve në Kuvend është sekuestruar edhe shiringa me të cilën paloka kreu aktin.