Sali Berisha i ftuar në Ora News, u pyet nga Sonila Meço nëse kërkon falje për tragjedinë e Gërdecit dhe vrasjet më 21 janar.
“Një nga parimet më themelore që më frymëzon më shumë është Niçe, sipas të cilit njeriu duhet të tejkalojë veten çdo ditë. Ai ishte një i krishterë i bindur por kishte një problem me Krishtin që u kryqëzua. Që njeriu të tejkalojë veten çdo ditë, duhet me doemos të njohë gabimet e tij. Skemat piramidale i kam renditur si një nga gabimet më të mëdha. Për gabimet e tjera mund të bëjë një listë të përditshme. Nuk besoj unë tek e pagabueshmja.
E konsideroj fatkeqësi më të madhe. Kam shprehur keqardhjen më të madhe për Gërdecin. Kam shkuar nëpër shtëpi dhe e kam quajtur vrasjen shtetërore. Ajo është vrasje shtetërore pa dashje që do të thotë se shteti do të dëmshpërblejë njëlloj sikur e ka kryer vet krimin. Unë bëra gjithçka për t’i zhdëmtuar. Për sa i përket 21 janarit, në mënyrë absolute nuk ekziston një urdhër që të qëllohej mbi ndonjë protestues. Unë kam qëndruar në zyrë. Unë kam qëndruar në zyrë.”- tha Berisha.