Berishës dhe Bashës i është fiksuar që informacionin për falsifikimin e kompanisë “DH Albania” ia kanë dhënë amerikanët deputetit të PD Agron Shehaj, ky e ka publikuar te “Të paekspozuarit”. Dy drejtuesit e PD nuk ia falin Shehajt dekonspirimin e këtij mashtrimi të sponsorizuar nga amerikanët, pasi nxori dhe faktin se prapa kësaj kompanie qëndronte Bashkim Ulaj, njeriu që ka “strehuar” Berishën me zyrë, ka sponsorizuar PD dhe vetë Bashën. Ata jo vetëm që nuk ia falin Shehajt degjenerimin që i bëri Ulajt dhe heqjen nga dora të 30 milionë eurove, por dyshojnë se ky është një skenar amerikan në kurriz të tyre, duke përdorur një deputet të PD. Masa e parë që kanë marrë ndaj Shehajt është lënia jashtë kryesisë së PD në zgjedhjet e para disa ditëve nga Këshilli Kombëtar, pavarësisht lekut të madh që hodhi deputeti biznesmen vlonjat.Eshtë devizë e PD që të largohen nga strukturat të gjithë ata që dyshohen se janë të sjellë nga amerikanët në PD, duke ruajtur të “pastër” linjën e Berishës. Kështu u veprua dhe me Eduard Selamin dhe Gjergji Bojaxhiun
Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë besim në asgjë që vjen nga SHBA apo sponsorizohet nga partneri ynë strategjik.
Dikush mund të thotë se ish kryeministri dhe kreu aktual i PD nuk kanë faj, pasi i pari mendon se gjithnjë rrëzimi nga pushteti i ka ardhur nga Uashingtoni, ndërsa i dyti ka një çështje hetimi të hapur nga FBI në lidhje me lobimin në SHBA me para ruse. Madje dhe miqtë e tij më të ngushtë, që kanë bërë këtë sponsorizim miliona dollarësh janë në burg në SHBA.
Kështu ka ndodhur dhe me zgjedhjen në strukturat e larta të PD në të gjitha herët këto vitet e fundit. Në fillim sikterisën Gjergji Bojaxhin, pasi mendonin se e mbështeste ambasada amerikane në Tiranë, madje e telendisën fare duke nxjerrë njëmijë akuza kundër tij.
Basha dhe Berisha nuk ia lanë vendin vend ish kreut të PD Eduard Selami, të cilin e mendonin dhe e mendojnë ende si një sponsorizim amerikan brenda PD dhe që u ka prishur rehatinë e mbretërimit në këtë parti.
Sot Eduard Selami jo vetëm nuk është në kupolën e PD, por është jashtë të gjitha strukturave të kësaj partie, pas atij kandidimi farsë përballë Bashës për kryetar i PD. Merret me kalmajtë e tij.
Me sa duket tashmë i ka ardhur radha Agron Shehajt një biznesmeni shumë të suksesshëm, por që kandidimin dhe fitoren e tij në emër të PD si deputet në qarkun e Vlorës e ka blerë shumë shtrenjtë, me para të thata themi.
Berishës dhe Bashës i është fiksuar që informacionin për falsifikimin e kompanisë “DH Albania” ia kanë dhënë amerikanët deputetit të PD Agron Shehaj, ky e ka publikuar te “Të paekspozuarit”.
Dy drejtuesit e PD nuk ia falin Shehajt dekonspirimin e këtij mashtrimi të sponsorizuar nga amerikanët, pasi nxori dhe faktin se prapa kësaj kompanie qëndronte Bashkim Ulaj, njeriu që ka “strehuar” Berishën me zyrë, ka sponsorizuar PD dhe vetë Bashën.
Parë në këtë këndvështrim, dyshja drejtuese e PD jo vetëm që nuk ia falin Shehajt degjenerimin që i bëri Bashkim Ulajt dhe heqjen nga dora të 30 milionë eurove, por dyshojnë se ky është një skenar amerikan në kurriz të tyre, duke përdorur një deputet të PD.
Masa e parë që kanë marrë ndaj Shehajt është lënia jashtë kryesisë së PD në zgjedhjet e para disa ditëve nga Këshilli Kombëtar, pavarësisht lekut të madh që hodhi deputeti biznesmen vlonjat.
Eshtë devizë e PD që të largohen nga strukturat të gjithë ata që dyshohen se janë të sjellë nga amerikanët në PD, duke ruajtur të “pastër” linjën e Berishës./Pamfleti/