1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Berisha “çan rrethimin” amerikan në …Greqi, me një ftesë nga Beleri në Tiranë

Berisha “çan rrethimin” amerikan në …Greqi, me një ftesë nga Beleri në Tiranë

Nga Mero Baze

Dikur, në fillim të viteve ’90, ceremonia e Ambasadës Greke për Festën Kombëtare ka qenë shumë e rëndësishme. Rradha për të hyrë zgjaste rreth një orë dhe aty ftoheshin deri në nivel drejtor drejtorie. Interesi vazhdoi gjatë, derisa u krijua zona Shengen dhe shqiptarët nuk ishin më të varur për viza vetëm nga ambasada greke. Pastaj, pak nga pak, interesi ra. Natyrisht, rëndësinë e mori ambasada amerikane.

Befas, Sali Berisha sot na riktheu mallin e viteve ’90, kur mezi pritej festa e Ambasadës Greke për të takuar konsullin dhe për t’i lutur për ndonjë vizë. Ai nuk e ka mbajtur dot gëzimin që i ka mbërritur një ftesë nga ambasada greke dhe e ka postuar në Facebook — siç bënin para disa vitesh disa zyrtarë që, kur akuzoheshin për korrupsion, postonin vizën e ambasadës amerikane për të treguar se nuk ishin të korruptuar.

Duket se embargoja e ambasadave perëndimore që e kanë izoluar, është çarë nga ambasada e Greqisë në Tiranë — natyrisht, nën ndikimin e Belerit. Berisha është aleati politik i tij, pasi i ka futur dy kandidatë në listën e Vlorës.

Në një kohë kur demokratët mezi prisnin që në mes të marsit t’u vinte një ftesë nga ambasada amerikane, atij i erdhi nga ambasada greke. Nuk është pak. Rëndësi ka që të paktën një ambasadë e ka marrë seriozisht. Besoj se edhe ambasada ruse mund ta ftojë. Të tjerat, si ta shohin të arsyeshme.

Por paradoksi i tij është se, në vitet ’90, kur gjithë shteti shkonte në festën e Ambasadës Greke, ai nuk shkonte, sepse i akuzonte grekët se kishin stërvitur terroristë — mes tyre edhe Belerin — për të sulmuar postën kufitare në Peshkëpi, në jug të vendit, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë. Dhe në atë kohë ishte në gjendje “lufte” me ta.

Tani, kur të gjithë kanë harruar që ekzistojnë ende festa ambasadash, ai lajmëron shqiptarët, i gëzuar që është ftuar.

Kjo tregon se sa shumë e ka vuajtur izolimin ndërkombëtar dhe çfarë ka “fituar” deri tani, pas katër vitesh luftë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe vendet e BE-së. Ka fituar të drejtën të shkojë në një koktej në ambasadën greke në Tiranë.

Kështu fillon kjo punë, pak nga pak. Edhe emigrantët, kur arratiseshin për në SHBA, e çanin rrethimin duke ikur fillimisht në Greqi.

Dhe kujdes, mos bëj sherr për karrigen. Ulu aty ku të thonë sonte, se e ke për herë të parë.