Partia Demokratike i ka dhënë një goditje të fortë dje presidentit Ilir Meta. Ky i fundit shty më 13 tetor zgjedhjet vendore, por një gjë e tillë nuk është mbështetur aspak nga PD. Kreu i saj, Lulzim Basha doli në mbrëmje në një konferencë për mediat, duke deklaruar se partia e tij nuk do futet në zgjedhje as më 13 tetor, nëse nuk plotësohen dy kushtet bazë të saj: Dorëheqja e Ramës dhe ndëshkimi i emrave të përfshirë në vjedhje votash.
Përveç Bashës, edhe Sali Berisha e ka braktisur Ilir Metën. Edhe pse ky i fundit u kujdes dje në konferencë shtypi të deklaronte e ka pikë të dobët doktorin, ky i fundit e ka lënë vetëm në betejën e tij me qeverinë dhe ndërkombëtarët. Në javën më kulminante, Berisha është arratisur nga Tirana. Berisha sulmoi Ramën, por nuk përmendi aspak lëvizjet e presidentit. Po ashtu në rrjetet sociale dhe në deklarimet e tij nuk ka folur aspak për lëvizjet e kreut të shtetit. Fillimisht ishte Berisha, ai i cili deklaroi se do ketë përplasje civile më 30 qershor. Më pas ishte Ilir Meta, ai i cili u bë palë, ku përmendi disa herë rikthimin e 1997. Por kohet e fundit Berisha ka bërë hapa pas. nuk flet më për konflikt civil, nuk bën thirrje për përplasje të dhunshme dhe nuk përmend Ilir Metën. Kjo konfirmon se Meta është i vetëm në betejën përballë qeverisë dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu tregohet se gjithë meraku i presidentit është te vetja dhe LSI. Pas 30 qershorit, LSI shkon drejt shkrirjes. Po ashtu, duke u mbajtur zgjedhjet vuloset shkarkimi i kreut të shtetit. Por demokratët e kanë kuptuar se ndërkombëtarët i kanë vënë vizën Metës dhe LSI dhe po distancohen. Sido që të jetë, PD e ka një elektorat bazë dhe kurdo që të mbahen zgjedhjet, ajo i ka disa vota të garantuara. I vetmi që rrezikon tani është Meta, i cili duket se është braktisur dhe nga aleati i tij më i madh, Berisha.