osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha asnjë shenjë pendese për “21 janarin”! Mbrohet pë vrasjen e 4 protestuesve duke akuzuar Ramën se tentoi t’i bënte puç! Paralajmëron mosbindje civile, sulmon ashpër ambasadoren Kim dhe SPAK

Berisha asnjë shenjë pendese për “21 janarin”! Mbrohet pë vrasjen e 4 protestuesve duke akuzuar Ramën se tentoi t’i bënte puç! Paralajmëron mosbindje civile, sulmon ashpër ambasadoren Kim dhe SPAK

Personi non grata Sali Berisha nuk ka shprehur asnjë shenjë pendesë për vrasjet e “21 Janarit”. Sot shënohen plot dymbëdhjetë vite nga “21 Janari” i përgjakshëm, ku gjatë protestës së opozitës së majtë u vranë katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por edhe pse kanë kaluar 12 vite, familjarët e katër viktimave janë ende në kërkimi të drejtësisë, ndonëse u pa qartë se katër protestuesit u qëlluan nga brenda godinës së Kryeministrisë nga Garda e Republikës, ndërkohë që u dënuan vetëm të fundit e listës së njerëzve që qëlluan mbi demonstruesit. Por ndërsa sot është një ditë përkujtimore, ish-kryeministri Berisha ka shfrytëzuar dje konferencën e përjavshme të shtypit me gazetarët, teksa ka mbrojtur ethshëm vrasjet e “21 Janarit”.

I drejtpërdrejtë dhe i qartë në atë që thoshte, Berisha e cilësoi protestën e opozitës së kohës si grusht i hapur shtetit dhe jo tubim paqësor, ndërsa theksoi se vrasjet i bëri Garda e Republikës në kushtet e vetëmbrojtjes, duke zbatuar sipas tij, ligjin. ““21 Janari është akt anti-kushtetues, i Edi Ramës dhe grupit të tij. Ka një deklaratë të kryesisë së radhës së OSBE-së asokohe që shprehet qartë, tensionet për pushtet të atij puçi. 21 Janari ka një zhvillim dramatik, 4 të vrarë. Të sjellë të gjithë nga Rama me qëllim për të rrëzuar Sali Berishën, për të pushtuar Kryeministrinë. Dhe u përdorën të gjitha mjetet e dhunës, përfshirë armët e zjarrit dhe plumbat në dritaren e zyrës së kryeministrit, që ai po punonte aty. Është bërë një hetim i plotë. Kam qenë unë që kam kërkuar hetim ndërkombëtar për problemin dhe i keni të gjitha në media, por kishte problematikë ajo, jo nga unë. Është bërë një hetim, asnjë vrasje dhe plagosje nuk është bërë nga policia, por nga gardistë në zbatim të ligjit të tyre, me teprim, pa teprim, por garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj. Sa i përket ministrit të Brendshëm, në këtë rast gjykoj se policia e shtetit nga ajo ngjarje ka dalë e lavdëruar nga ndërkombëtarët, por ministri nuk ishte as komandant garde dhe as drejtor i policisë. Nuk mund të them se ka pasur rol konkret në zhvillimet e asaj dite”, deklaroi ai.

Ad

Berisha sulmon ambasadoren Kim

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha jo vetëm që e ka parë si mesazh deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për demokratët e dhënë dy ditë më parë gjatë një interviste televizive, por si sulm e shantazh, çka vijoi me akuza ndaj diplomates amerikane. Me një gjuhë të ashpër, Berisha vijoi ta cilësonte kryediplomaten si pjesë e mafies dhe ‘së keqes’ në SHBA. “Demokratët kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga persona që u tregojnë barin me formulat staliniste të Enver Hoxhës. Aq më tepër nga diplomatë që kanë dëmtuar shumë rëndë me qëndrimet e tyre, reputacionin e vendit të tyre te shqiptarët.

Me këtë rast, demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe as interesa amerikane. Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare, fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane. Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri, që ka dëmtuar me qëndrimet e saj, reputacionin e vendit të vet në Shqipëri. Dhe, për ta mbyllur, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet ‘woke culture’”, u shpreh ai.

Kreu i “Foltores” shpërthen në akuza ndaj SPAK

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka nisur sërish sulmet ndaj SPAK. Këto sulme të njëpasnjëshme brenda pak ditësh vijnë vetëm 24 orë nga deklarata e ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila theksoi se disa emra nuk i zë gjumi nga frika e burgut dhe shpallja “non grata”. Berisha teksa foli për aferën me inceneratorët, theksoi se SPAK është bërë bashkë me qeverinë dhe sistemi i drejtësisë po groposet në Sharrë. “Në gropën e Sharrës po groposet sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor”, tha ai.

Po ashtu, ai shpjegoi se në Sharrë nuk bëhet incenerim sikur paguajnë qytetarët, por kapsulim dhe groposje. “Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë. Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe. Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor. Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetra ty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh. Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm. Ka ardhur koha që këto konferenca ti bëjmë në bashkinë e Tiranës dhe Kryeministri”, theksoi ai.

Berisha paralajmëron protesta

Sali Berisha nuk ka dhënë një tjetër datë për protestën e radhës ndërsa është shprehur se po bëhen përgatitje që t’i japin përgjigje Ramës. Po ashtu vijon akuzat se po mban peng vendimin e gjykatës që t’i japë vulën e PD-së. “Po bëhen përgatitjet. Shoqëria shqiptare po zien. Përpjekja e tij antikushtetuese për të mos lejuar regjistrimin e vendimit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur në një vend. Jemi të gatshëm më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Bëju gati të përballesh. Ne veprojmë në përputhje me ligjin”, nënvizoi Berisha. /SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN