Ish- kreu demokrat i qeverisë i qëndron idesë, se ishte shumë i vendosur për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe s’do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vr.arë nga Garda. “S’kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos Garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha në atë kohë dhe këtë qëndrim vijon të mbajë edhe sot e kësaj dite. Sa herë afrohet 21 janari, ish kryeministri demokrat ashpërson gjuhën ndaj kundërshtarit politik, dhe kërcënon që ta rrëzojë me dhunë e për më tepër mundohet të mbajë gjallë ndonjë krizë
Ish kryeministri Sali Berisha ka qënë dhe është konseguent në qëndrimin e tij se, vr.asjet e 21 janarit 2011 nga Garda e Republikës kanë qënë të justifikuara ligjërisht.
Berisha i qëndron idesë, se ishte shumë i vendosur për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe nuk do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vr.arë nga Garda.
Këtë qëndrim Berisha ka mbajtur disa muaj më parë, në studion e emisionit ‘Real Story’ të Sokol Ballës, teksa ka qënë duke folur për 21 Janarin 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues, Berisha tha se Garda ka respektuar ligjin.
Madje ai shkoi dhe më tej kur nënvizoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, në atë gjendje kur po sulmohej Kryeministri, mund të kishte qenë edhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.
“S’kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos Garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha në atë kohë.
Të njejtin qëndrim ka mbajtur gjatë gjithë kohës dhe vijon ta mbajë edhe sot e kësaj dite.
Ndërkohë që sa herë afrohet 21 janari, ish kryeministri demokrat ashpërson gjuhën ndaj kundërshtarit politik, dhe kërcënon që ta rrëzojë me dhunë e për më tepër mundohet të mbajë gjallë ndonjë krizë.
Dhe këtë vit Berisha po tenton që përmes protestës tek Astiri, udhëheqjen e tyre përmes deputetit Klevis Balliu tek shtëpia e Ramës në Surrel, të mbajë gjallë konfliktin derisa të kalojë kjo ditë.
E cila do të jetë dhe dita e gjykimit në këtë jetë dhe atë jetë për të, pasi me urdhër të tij u vr.anë 4 demonstrues të opozitës me duar në xhepa, ndërkohë që drejtësia shqiptare, ndonëse dosja është e kopsitur, vijon të heshtë./Pamfleti/