Me dhunë është nxjerrë jashtë nga lokalet e një objekti në Prishtinë, gazetari i T7, Mirlind Behluli. Truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, e kanë goditur pas kokës Behlulin, si dhe pjesën tjetër të ekipit të T7 e kanë larguar me forcë nga ambientet e lokalit. Gazetari Mirlind Behluli derisa po raportonte nga njëri prej lokaleve të Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke e larguar me forcë nga lokali. E gjithë ngjarja ishte LIVE.
Behluli, disa minuta pas incidentit, është shprehur se kreu i PDK-së Kadri Veseli nuk ka dashur ta komentojë sulmin që ia bënë ekipit të T7 truprojat e tij. “Veseli ka lëshuar lokalin ku po pinte kafe. Ne tentuam ta kemi Veselin në një prononcim. Por ai nuk qe i gatshëm të japë deklaratë për T7. Unë më herët ju informova që ekipi i T7 u sulmua nga sigurimi. Siç duket, Veselit nuk i bëri përshtypje që u sulmua ekipi i televizionit nga truproja i tij. I njëjti person që na sulmoi ishte me Veselin dhe duke hipur në veturë e bëri simbolin e PDK-së”, ka deklaruar Behluli. Por në video nuk ka asnjë sekuencë dhune dhe ky është një mashtrim publik i pronarit të T7 Berat Buzhala i cili mashtron edhe me fakte për Show dhe si shërbetor i klaneve antishqiptare edhe në Shqipëri.