osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Beqir Valteri, atentatori i Ahmet Zogut, që u dënua me pushkatim nga komunistët

Beqir Valteri, atentatori i Ahmet Zogut, që u dënua me pushkatim nga komunistët

Në shkurt 1923 Beqir Valteri qëlloi brenda Parlamentit, kryeministrin e kohës Ahmet Zogun.

Në Parlament dy ditë më vonë u lexua një letër, kunder atij akti, e nënshkruar nga kryepleqtë e katundeve të Matit, mes të cilëve ishte edhe i ati i Beqirit.

Por atentati ja doli të fuste në kaos të plotë politikën shqiptare të kohës. Zogu dha dorëheqjen.

Pas vrasjes së Avni Rustemit, që mendohej se e ishte personi kryesor që e kishte shtyrë Valterin drejt vrasjes në tentativë, ndodhi revolucioni i qershorit.

Por si e tregon Eqerem Bej Vlora ngjarjen:

EQREM BEJ VLORA

{Kujtime 1885 – 1925}
Më 23 shkurt 1924, gati të gjithë ne, deputetët, thuajse kishim zënë vendet tona për seancën e pasditës të Asamblesë. Mungonte vetëm Qeveria, pra edhe kryministri Ahmet Zogu. Unë rrija, si gjithmonë, pranë mitropolitit Fan Noli, në bankën e radhës së parë, majtas hyrjes. Më ra në sy se atë ditë grupi i Partisë Demokratike prapa meje po rrinte çuditërisht i heshtur dhe i merakosur. Ka të ngjarë që kështu të mendoj tani, por sidoqoftë atë ditë pata ndijimin sikur ata po prisnin, të tendosur, diçka.

Befas ushtuan dy krisma në shkallët e ndërtesës, që u pasuan nga një qetësi e ngrirë. Pastaj u hapën me vrull dyert e sallës dhe brenda hyri Ahmet Zogu, me revolver në dorë. Ai ishte prerë në fytyrë, por ecte me shtatin drejt dhe pas disa çastesh e mori veten, madje buzëqeshi dhe vajti me çap të sigurt tek bangoja e Qeverisë, ku u ul në një vend të caktuar për sekretarët. Ne të gjithë u bëmë në çast të vetëdijshëm për gjendjen dhe e kuptuam menjëherë se ç’kishte ndodhur. Se në raste të tilla populli ynë e mbledh veten shpejt dhe është shumë i disiplinuar.

Disa deputetë që kishin miqësi me Ahmet Zogun iu mblodhën përqark, pjesa tjetër e deputetëve ngriu kërcënueshëm, nëpërvendet e saj, prapa nesh. Unë e vlerësova sakaq rrezikshmërinë e gjendjes sime, por edhe në përgjithësi. Kjo qetësi e kjo heshtje mund të shndërrohej nga çasti në çast në katrahurën më të madhe. Unë rrija pothuaj në mes të garibëve demokratë; nga e djathta e sallës, pra, para meje dhe anash pultit të presidiumit, ishin vendet e konservatorëve.

Të gjithë ishin të armatosur! Të vinte puna tek armët, unë isha në mes të plumbave të miqve dhe të armiqve. Ndaj brofa në këmbë, i pëshpërita në vesh peshkopit shakaxhi “bëfshi qejf” dhe nxitova drejt lozhës së dëgjuesve, ku po rrinte një miku im i partisë, doktor Simonidhi 5 nga Vunoi i Himarës. E ndihmova atë të kaptonte parmakët e lozhës dhe e çova tek Ahmet Zogu për t’i parë plagët. Zogu në fillim nuk i besoi dhe nuk deshi ta linte këtë të panjohur ta vizitonte, por pastaj, kur unë e sigurova se mjeku është i besueshëm, nuk kundërshtoi më.

Plagët ishin të rënda por pa rrezik për jetën: dy plumba e kishin marrë kalimthi duke e çarë thellë, njëri në kofshë e tjetri në baqth; plagët u lidhën përkohësisht. Unë shkova te miku dhe kushëriri im, Iljaz bej Vrioni. Ai kishte qenë dy herë kryeministër dhe shumë herë të tjera ministër dhe njihej nga të dyja anët si njeri i paqes. Pra, në ato çaste ai ishte personi më i përshtatshëm për të bërë thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi! Kryetari i seancës, Eshref Frashëri dhe gjithë ekipi i tij ishin zhdukur nga presidiumi dhe kishin zënë vrimat në të katër anët e sallës. Unë e këshillova Iljaz bej Vrionin të shkonte në presidium dhe të mbante një fjalim të shkurtër, qetësues.

Ai e bëri këtë, gjeti tonin e duhur dhe pati suksesin e dëshiruar. Pastaj u bë i gjallë edhe vetë Ahmet Zogu. Nga karrigja ku rrinte ai foli me zë të fortë e të qetë: “Zotërinj! Nuk është hera e parë në botë që në një parlament ndodh diçka si kjo që më ndodhi mua. Unë u lutem miqve të mi, ta peshojnë rastin me gjakftohtësi dhe pastaj të veprojnë”. Zogu ishte përsëri zot i plotë i ndjenjave dhe veprimeve të veta – duke zgjuar admirimin tim të vërtetë! Ndërkaq në hollin e parlamentit dëgjoheshin krisma të njëpasnjëshme, ne të gjithë ishim të shqetësuar, ngaqë nuk po merrnim vesh se ç’po bëhej. Kush qëllonte dhe kundër kujt?

Më vonë mësuam se atentatori Beqir Valteri ishte ngujuar në nevojtore, ndërsa rojat e parlamentit, për ta detyruar të dorëzohej e bënë shoshë strehimin e tij. Ndërkaq vetë Beqir Valteri këndonte në nevojtore këngë heroike, mbase për t’i dhënë zemër vetes, dhe nga prapa derës qëllonte edhe ai trimërisht mbi rrethuesit.

Atentati kundër Zogut shkaktoi prerjen e menjëhershme të çdo kontakti me Partinë Demokratike, jo se ne ushqenim ndonjë simpati të tepruar apo besim të verbër ndaj Ahmet Zogut, por sepse ky akt na fyente të gjithëve dhe ishte si të na shpallej luftë hapur. Dhe më tepër nga të gjithë, peshën e fyerjes e ndjeu vetë Zogu.

Siç e donte zakoni shqiptar, pas kësaj ai nuk doli nga shtëpia deri ditën që sfida mori përgjigjen e duhur. Dhe për të dhënë ndëshkimin e merituar ai përdori me mjeshtëri një mjet që i dha mundësi të vriste dy miza me një të qëlluar.

Ai nuk lejoi t’i preken as qimet e flokëve atentatorit, të kapur, ndërkaq, nga rojet e parlamentit të komanduara nga Osman Gazepi, por e thirri dhe e pyeti se përse kishte dashur ta vriste. Beqir Valteri i tregoi të gjitha pa fshehur asgjë {i tha qe ideatori i ketij atentati ishte dora vete Avni Rustemi}, për këtë jo vetëm që iu fal jeta Beqir Valterit, por edhe u trajtua mire gjatë kohës që qëndroi i burgosur në kazermën e rojave të parlamentit.

Atentatori, që të tëra këto m’i ka rrëfyer vetë më 1943, largohet pastaj nga vendi më 1925, kur Partia Demokratike u dëbua nga Zogu, dhe shkoi në Francë, prej nga kthehet përsëri në Shqipëri më 1939 dhe pushkatohet cuditerisht nga komunistët më 1945…

Ahmet Zogu e shfrytëzoi atentatin kundër tij duke bashkuar zogistët me esatistët {deri atehere te ndare}. Më pas organizoi për hakmarrje atentatin kundër Avni Rustemit,duke e plagosur rëndë dhe pas dy ditëve ndërroi jetë në spital…

Ne foto: Beqir Valteri në vitin 1943.