Moderatori i njohur i ekranit, Kelvi Kadilli, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme gjatë emisionit radiofonik “Radio travel”.
Ai është shfaqur në studio me kostum dhëndri dhe është martuar live me bukuroshen e Top Channel, Xhesi Muçaj, e cila ishte veshur me të bardha.
Mertesa në radio e Kelvit ishte një ngjarje që lidhet me lajmet e fundit për ligjin e ri, i cili thotë se çdo beqar duhet të paguajë 30 mijë lekë taksë në shtet.
Duke qenë se lajmi i taksës për beqarët ishte shaka, edhe martesa e Kelvit live në emision mund të ketë qenë thjesht një shaka e moderatorit.