Menjëherë pas kthimit nga Greqia, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren. Rama ka shkruar në Çerven të Fier për të inspektuar nga afër si paraqitet situata e përmbytjeve në një ndër zonat më të rrezikuara ndër vite nga lumi i Vjosës.
Rama shkruan krahas postimit në rrjetet sociale se falë ndërhyrjes së qeverisë së tij, kjo zonë kritike po kalon me sukses testin e reshjeve masive.
“Çerven, Fier – Falë punës së madhe të bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura në forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e rreshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve!
Kjo zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati, e marrë përpara mijëra banesa, është një provë shembullore e punës së bërë me vite për një ditë të keqe
#PunëJoGjumë”, shkruan Rama.