11 emigrantë të huaj janë arratisur dje nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit. Mësohet se personat e arratisur janë emigrantë te huaj te kapur ilegalisht në vendin tonë. Mësohet se emigrantët kur janë larguar janë përplasur me policinë. Më tej bëhet me dije se emigrantët kanë goditur efektivët e policisë.
Nga kjo ngjarje ka patur policë të lënduar të cilët janë shtruar në spital. Ende nuk dihet një numër i saktë se sa policë kanë mbetur të plagosur. Emigrantët janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga ‘Qendra e Mbyllur për të Huajt’. Ndërkohë që policia e Durrësit dhe autoritetet në Tiranë janë vënë në alarm, pas arratisjes.