Nga Ilir Metaj
Ben Bajo iku.
Zemra e kujt e njohu u copetua.
Po kaq. Nuk e ndihmuam dot te fitonte.
E lame pa perpjekje ne krahet e vdekjes.
Ben Bajo na la. Bicikleta e tij e vjeter nuk do rreshqase me ne nxitimin e heshtur drejt ateliese.
Ben Bajo nuk eshte me. Do na mungoje pershendetja e tij me njeren dore mbi timonin e shkujdesur te bicikletes. Diteve tona do u mungoje siguria qe,per fat, kemi nje mik te mire me zemer te madhe, eshte Ben Bajo.
Sepse ai nuk eshte me dhe bashke me te nuk eshte me siguria e mikut te mire, atij qe te gjendet ne oren tende te veshtire.
Atij nuk ju gjend nje mik si vetja e vet, qe te jepte pa pritur te merrte. Qe gezohej kur te jepte, por gjithmone harronte te merrte.
Po ky ishte njeriu i rralle Ben Bajo. Por ndoshta i tille ishte vetem per ata qe paten fatin ta njohin.
Them ta njohin vertet, jo thjesht te shfaqen sikur e njohin. Por nese flasim per skulptorin Ben Bajo, ketu duhet folur ndryshe.
Ben Bajo skulptor eshte pasuri e rralle kombetare. Kush e di sa vjet do i duhen kesaj toke te nxjerre nje tjeter si ai. Beni, skulptor ishte diamant nga ata qe dalin rralle ne drite, nga ata qe e bejne nje vend me te pasur.
E pra, ai skulptor nuk eshte me dhe kjo e ben shqiperine tone akoma me te varfer. Turp per kete vend, qe melhemet i perdor per te sheruar dallkauket qe mbijne per 24 ore 140 cope pernjehere.
Kaq te shumte sa nuk mbetet kurre ndonje karrige bosh, ne balluke te ngjyera apo me kacurrela prej wihskey.
Mbijne sa hap e mbyll syte. Per ata kjo toke ka plot melheme, i sheron brenda e jashte vendit dhe i paguan me flori.
Po per Ben Bajo skulptorin, qe nuk e ben me nena kushedi per sa dekada, per ate nuk pati asnje melhem, nuk mbeti asnje kacidhe per te tentuar te fitonte mbi vdekjen. Ben artisti i madh, ben i ateliese plot, Beni i ekspozitave te vetme te skulptures ne kete vend te zhuritur per te bukuren, nuk eshte me. Iku, pa na qortuar per cfare jemi, por duke na vene perpara pasqyren te shohim vete cfare jemi. Natyrisht, nese do te jemi ende ne gjendje ta dallojme.
Por zemren arrite te na e copetosh Ben, o njeri i madh, o artist i madh. Te pakten mundemi te ndjejme dhimbje dhe mungese. Ike, por le plot vepra te jashtezakoneshme, ca ne shtepite tona, ca ne sheshe qytetesh.
Dikush permend monumentet qe do i gezoje qyteti. Une dua te permend dy re jashtezakoneshmet dhe qe mund t’i beje vec ti: portreti “Era” dhe “Shetitje ne park”.
Te dyja dedikuar ndjenjes tende aterore, shpirtit tend dhe vajzes tende te vetme. E cili baba ka qene ne gjendje t’i jape bijes nje xhevahir si keto? Askush vec teje, o i madhi Ben Bajo!