osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Belinda Balluku me dhjetëra dosje në SPAK! Zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të drejtorëve në hetim e të…

Belinda Balluku me dhjetëra dosje në SPAK!  Zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të drejtorëve në hetim e të…

Belinda Balluku, ministrja e preferuar e kryeministrit Edi Rama ndodhet në pozita shumë të vështira me drejtësinë, pasi dosjet e saj sa vijnë e shtohen në Prokurorinë e Posaçme. E fundit që u dorëzua në tryezën e SPAK është afera e madhe e tunelit të Llogarasë. Grabitja aty është e pastër, pasi Balluku favorizoi kompaninë turke që paraqiti ofertën më të shtrenjtë, duke “gllabëruar” 30 milionë euro. Por edhe pse dosjet e saj shtohen në SPAK, Balluku nuk tërhiqet nga faturat e shtrenjta e të fryra për rrugët.

Në numrin e fundit të gazetës raportuam se qeveria miratoi disa ditë më parë një rritje të ndjeshme të kostove për akset kryesore të vendit, të cilat janë në proces ndërtimi apo do të tenderohen së shpejti. Vetëm për tre akse kryesore, kostoja është shtuar me 260 milionë euro krahasuar me vlerën e 5 muajve më parë. Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, ndërtimin e rrugës së vjetër të Ndroqit si dhe bypassin e Elbasanit. Kujtojmë se ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, krahu i djathtë i Belinda Ballukut u arrestua vetëm pak muaj më parë për korrupsion në tendera. Ai u shfaq si një bashkëpunëtor i ngushtë i ministres, pranë së cilës punoi fillimisht si këshilltar, për të marrë më pas, drejtimin, si i komanduar, të Agjencisë për Efiçencën e energjisë. Ndërsa në vitin 2021, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit rrugor, një prej strukturave më të rëndësishme, për nga projektet dhe vlera e lartë e fondeve që administron.

Edhe pse i iku “krahu i djathtë” Ballukut nuk iu ngul gjemb në këmbë. Zv.kryeministrja është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madhe të drejtorëve në hetim nga Prokuroria e Posaçme apo janë të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera. Sjellim në vëmendje se Ergys Verdho, kreu i KESH u largua pak kohë më parë nga ky post, pasi ndaj tij nisi një hetim për tenderat në institucionin që ai drejtonte. Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve. Deri më tani Balluku vazhdon me tezën e Edi Ramës se ata “kanë ngrënë dardha pas shpine” pasi përveç përgjegjësisë ligjore, kjo e fundit nuk ka mbajtur as atë morale. Vartësit e saj akuzohen e burgosen për korrupsion, Belinda vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë.

Dosjet e Ballukut në SPAK

Por nëse Ballukun nuk e “shitën” drejtorët, ka dosje të tjera që mund të tronditin pozitat e saj. Më 15 maj të këtij viti, ajo u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për hetimet ndaj inceneratorit të Tiranës. Në mars 2021, PD paditi zv/kryeministren në SPAK për koncesionin e Portit të Durrësit. Balluku akuzohej për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit. Kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin. Po për Portin e Durrësit, PD ka bërë një padi të dytë një vit më pas ndaj Ballukut, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama e Delina Ibrahimajt, si të implikuar në aferën e Portit të Durrësit.

Kallëzimi për rrugën Korçë-Ersekë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për rrugën Korçë-Ersekë, e cila është bërë temë diskutimi, si pasojë e një shembjeje masive në një pjesë të saj, duke e bërë të pakalueshme. Ky hetim, nga sa mësohet, nis pas një kallëzimi të tre viteve më parë nga inxhinieri Romeo Nazarko, i cili ka kallëzuar ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherë zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge. Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës. Romeo Nazarko u shpreh se aksi KorçëErsekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë. “U rrëzua rruga Korçë-Ersekë akoma pa u inauguruar, ministrja duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Ka rënë si pasojë e mosrespektimit të standardeve teknike, që monitorohen direkt nga ministria e lindjes. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet.

Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka. Ergys Vjerdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabim sistematike. Një gabim që ka bërë Ergysi ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshme. Është një shtrat me qëndrueshmëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologjike në kohën e duhur. Gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë”, u shpreh ai disa javë më parë për mediat. Gjithashtum “Nisma Thurje” ka kallëzuar në SPAK Ballukun edhe për procedurën e dhënies me koncesion të portit të Vlorës dhe dhënien e truallit prej 57 mijë metra katrorë me qira 1 euro për kompleksin rezidencial Vlora Marina. Pano Soko nga Nisma Thurje ngriti dyshime se procedurat e dhënies së koncesionit për portin Marina Vlorë nga ana e ministres infrastrukturës dhe energjisë, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera dhe ka dëmtuar interesat e shtetit.

Diploma false

Po ashtu dyshohet se Balluku po hetohet për akuzën se ka falsifikuar diplomën kur filloi punë në shtet dhe iu desh të vërtetonte se kishte studiuar diku. Për këtë SPAK thuhet se ka pyetur disa kohë më parë për 4 orë edhe autoritetet e fakultetit juridik të Shkodrës ku Belinda thotë se ka studiuar vitet e fundit, gjatë kohës kur ishte ministre. Belinda bëri sikur kishte përfunduar Institutin Teknologjik të Athinës dhe e quajti të kryer punën e dokumentacionit që i duhej të depozitonte tek burimet njerëzore. Me kohë, gjatë punës si drejtoreshë e madhe e ALBCONTROL ajo pati mundësi të merrte kollaj dy diploma nga IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), për të cilat, për fatin e mirë të saj, nuk i duhej të hapte kapakët e ndonjë libri

Hetim pasuror

Dyshohet gjithashtu se Belinda Balluku po hetohet për fshehje pasurie. Pasuria e fundit e Ballukut e deklaruar në vitin 2022 në ILDKPI e nxjerr atë të varfër. Ajo ka deklaruar se të vetmin burim të ardhurash ka pagën dhe honoraret si ministre. Nuk ka deklaruar për vitin 2022 asnjë pronë apo automjet. BIRN disa kohë më parë identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e larta të likujditeteve cash të mbajtura jashtë sistemit bankar nga Znj.Balluku. Në fund të vitit 2018, gjendja e deklaruar cash është 92 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë, shumë herë më i lartë sesa kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë. Gjithashtu një tjetër denoncim që po bëhet gati të shkojë në SPAK është skandali ku është përfshirë Balluku dhe funksionarë të ARRSH që kanë firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaja për të marrë pjesë në gara për tendera./SOT