osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Belinda Balluku del në terren: Situata nga moti, ekstreme. Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda deri të hënën

Belinda Balluku del në terren: Situata nga moti, ekstreme. Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda deri të hënën

Nga Shkodra, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi ndalimin e qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, duke nisur nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës. Ministrja tha se ky ndalim bëhet për shkak se këto automjete krijojnë problem dhe bllokojnë borëpastrueset.

“Duke nisur sonte nga ora 20:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë problem dhe bllokojnë borëpastrueset. E kemi parë këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Kështu që deri të hënën në mëngjes, në orën 08:00, të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare.”

Balluku tha se ndonëse të gjitha borëpastrueset janë në gatishmëri, situata e krijuar për shkak të motit ekstrem në të gjithë Shqipërinë, është e vështirë për t’u përballuar.

“Në këto momente kemi situatën e një moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve të dëborës, por edhe për shkak të erës që është e një shpejtësia mjaft të lartë.

I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore, si ato kombëtare dhe ato të cilat lidhin pjesën e qyteteve apo të fshatrave.

Situata është ekstreme, pavarësisht të gjithë borëpastrueset, të gjithë kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë në krye të detyrës, por është një situatë e tillë që nuk përballohet lehtë”.

Balluku tha gjithashtu se në ato akse ku është kërkuar lëvizja me zinxhirë, policia rrugore nuk do të lejojë automjete që lëvizin pa to.

“Në të gjitha ato zona që kemi deklaruar vendosjen e zinxhirëve nuk lejohet nga policia rrugore, kalimi lëvizja pa zinxhirë në automjete”.