osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Belind Këlliçi humbet qetësinë, sulmon botuesin me fjalor banal që nuk ka asnjë lidhje me akuzën për orën e tij

Belind Këlliçi humbet qetësinë, sulmon botuesin me fjalor banal që nuk ka asnjë lidhje me akuzën për orën e tij

Në emisionin Opinion i ftuar në panel ku po diskutohej për çështjen e inceneratoreve ishte dhe deputeti i PD Belind Këlliçi.

Në media u shkruajt më pas se ora që deputeti mbante në dorë kushto rreth 100 milionë lekë.

“Fjalët binin ndesh me aksesorët e deputetit. Këlliçi mbante në dorë një orë të tipit Audemars Piguet që kushton plot 82.400 USD! Pra rreth 100 milionë lekë. Me sa duket, në Shqipëri, politika i bën të gjithë ushtruesit e saj, të pasur”, – shkroi portali PRIZA

Dje Belo kishte ndërruar sahat, Këlliçi është i papunë që nga fillimi i vitit 2023, kur hoqi dorë nga mandati i deputetit, për të garuar për Bashkinë e Tiranës, ku humbi me 60 mijë vota diferencë.

Natën e ndërrimit të vitit dhe ditën e parë të vitit të ri, Belind Këlliçi publikoi dy foto, të parën me partneren e tij Anna Shkreli, të cilën e mohoi kur doli nga dera e SPAK-ut, si dhe të dytën me familjen dhe partneren.

Në foton e dytë, Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, nofkë që ia ka vendosur Sali Berisha, shfaqet me një orë, e cila kushton mbi 40 mijë euro.

Bëhet fjalë për një orë të markës Royal Oak Chrono, të cilën Belind Këlliçi e mban në dorë, në foton e publikuar ditën e sotme.

Nga një verifikim rezulton se një orë e tillë kushton 41 500 euro.

Por, pavarësisht kësaj, Këlliçi nuk i ka ndalur shpenzimet mijëra euro, si mbjellja e flokëve, pushimet luksoze me jaht, vizita në SHBA, foto 25 mijë USD me Trump etj., që nuk dihet se nga e kanë burimin këto para dhe kush e financon Belon, shkruan portali investigativ Prapaskena

Belind Këlliçi, i cili tashmë është nën hetim nga SPAK, duket se e ka humbur qetësinë.

Ai ka sulmuar një ditë më parë botuesin Carlo Bollino, me fjalë banale, duke përdorur emrin e tij e duke mos guxuar të sulmoi Prapaskenën.

“KARlo Bollino, i dëshpëruar gjer në dhimbje kërkon shpëtim tek e vetmja “shpresë” e mbetur, fake neës-at. Megjithëse festë, mashtruesi kronik, vesin nuk e lë dot pushim.

Si edhe asokohe, po ta jap përgjigjen publikisht, sepse me këtë rast u rikujtoj shqiptarëve pazaret e tua të ndyra në kurriz të tyre.

Ora ime e dorës, lehtësisht e verifikueshme është e njëjta markë si herën e parë, Carlo Dali dhe kushton më pak se 1 shishe verë që ti e hap në drekat ku “vjedh” taksapaguesit e vendit tim!

KARlo, pasi sqarova për herë të dytë mashtrimin tënd ordiner, po përsëris të vërtetën e pakundërshtueshme se ti mbetesh hajdut i 4.000m2 truall në zemër të Tiranës, hajdut i miliona eurove përmes tenderave me AKSHI-n dhe linçuesi e shpifësi nr.1 në Shqipëri.

Ky pseudogazetar me ‘prona’ në mes të Tiranës, nën hetim prej një viti nga SPAK, nuk ka durimin të marrë përgjigjen e merituar, njëlloj si padroni i tij, pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i 5D, por e mbush pritjen torturuese me fake-neës, e vetmja mjeshtëri të cilën ia njohën shqiptarët në vite.

Pushka top KARlo se përballë do më kesh në çdo sekondë!

Unë në ndryshim nga ty, kam durim të pres të vërtetën, veç duke luftuar në emër të saj.

Në fund, të dy do kemi të drejtën e fjalës.

Kuptohet unë përballë, se ti do gjesh Idajetin e rradhës”, shkruan Këlliçi.