osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Belgjika hap 4 dosje për politikanë të fuqishëm shqiptarë, përgjimet zbulojnë përfshirjen e tyre me kriminelët, nga vjedhja e votave deri kërcënime kundërshtarësh

Belgjika hap 4 dosje për politikanë të fuqishëm shqiptarë, përgjimet zbulojnë përfshirjen e tyre me kriminelët, nga vjedhja e votave deri kërcënime kundërshtarësh

Belgjika pritet të tronditë pushtetarët e korruptuar në vendin tonë. Gazeta “Sot” ka mësuar se pozitat e 4 politikanëve shumë të rëndësishëm në Shqipëri do të shkunden nga themelet, pasi kanë dalë zbuluar në biseda me anëtarë të fuqishëm të grupeve kriminale.

Hetuesit belgë kanë arritur të sekuestrojnë një server, ku kanë komunikuar anëtarë të grupeve kriminale që operojnë atje. Janë transkriptuar qindra biseda mes anëtareve të grupeve kriminale. Bisedat kryesisht lidhen me trafikun e drogës dhe vrasjeve që kanë ndodhur në Belgjikë për larje hesapesh, apo edhe shantazh ndaj kundërshtarëve. Një pjesë e komunikimeve janë të vlefshme edhe për autoritetet tona, për shkak të personazheve dhe përmbajtjes së mesazheve të transkriptuara, ku është shfaqur dhe përfshirja e politikës shqiptare, pasi katër dosje që po hetohen përfshijnë zyrtarë të lartë të fuqishëm.

Nga burimet e gazetës “Sot”, katër politikanë të njohur po hetohen nga belgët si të lidhur me krimin e organizuar, në afera për blerje votash, si edhe shantazh ndaj kundërshtarëve. Për këtë arsye, belgët ia kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare në kuadër të kryerjes së verifikimeve që janë në vazhdim i një hetimi të nisur prej tyre.

Mësohet se të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre në aplikacione si EncroChat, Sky Ecc por, edhe Matrix, apo edhe në telefona “BQ”. Autoritet belge dhe ato shqiptare të paktën vitin e fundit, kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë mes tyre, duke shkëmbyer vazhdimisht informacione.

Për t’i shkuar deri në fund hetimit, belgët kanë ngritur dhe një “seli” në vendin tonë ku mbajnë kontakte të ngushta me SPAK. Kohët e fundit ata i kanë shpeshtuar vizitat e tyre në vendin tonë. Përveç bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, belgët kanë raportuar edhe tek Eurojust, i cili është një institucion i Bashkimit Europian, që ka në fokus bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale.

I themeluar në vitin 2002 nëpërmjet vendimit të Këshillit të BE-së, me seli në Hagë, qëllimi i krijimit ishte për të përmirësuar menaxhimin e krimit të organizuar ndërkufitar duke stimuluar bashkëpunimin investigativ dhe policor midis agjencive të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Belgët në “lupë” mafien shqiptare

Antëerpi dhe Brukseli cilësohen si dy nga vendet në Belgjikë, ku vepron mafia shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht e kokainës që vjen nga Amerika e Jugut dhe tregtohet në vendet e Evropës Perëndimore.

“Organizatat kriminale shqiptare kanë qenë prej kohësh aty. Në Bruksel, dhe në pjesën tjetër të Evropës. Por teknologjia dhe tregtia përmes saj kanë evoluar dhe shkalla e krimit është rritur. Sistemi qeveritar belg nuk po zhvillohet bashkë me krimin. Ka korrupsion të konsiderueshëm, së fundmi”, shprehet një nga prokurorët më të njohur belgë Michel Claise. Mafia shqiptare ka depërtuar deri në strukturat shtetërore të Brukselit dhe Antnëerpit duke korruptuar policë, gjyqtarë apo edhe politikanë.

“Kemi arrestuar një zyrtar nga Komisioni Francez i Komunitetit (Cocof), si dhe 7 zyrtarë të një komune. Kjo po ndodh gjatë gjithë kohës. Po shkojmë gjithnjë e më shumë drejt një shoqërie të kriminalizuar. Duket se sot është më fitimprurëse të jesh kriminel sesa qytetar i drejtë”, thotë Claise.