osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Behije Çela Ishte bashkeshortja e Besim Levonjes dhe e…Qazim Mulletit

Behije Çela Ishte bashkeshortja e Besim Levonjes dhe e…Qazim Mulletit

Behije Levonja (Çela) lindi në fshatin Xibrakë të rrethit të Lushnjës me 16 Mars 1925. Shume heret ajo vihet ne kontakt me jeten artistike, qe ne vitin 1938 filloi si këngëtare krahës artisteve të tjera në “Radio Tirana” . ne fakt qe nje vit me pare, 1937, luajti ne nje shfaqje teatrore “Zonja Pires” Ne vitin 1940 u nis per studime ne Itali ne degen e kantos, ne “Centro experimantale”, e me pas ne koservatorin e “Xhoakino Rosini”, nuk arriti ti perfundoje për shkak të luftës, keshtu qe ne vitin 1943 detyrohet te kthehet ne shqiperi.

Pas pjesemarrjes ne disa koncerte si kengetare, u aktivizua ne grupin teatror te drejtuar nga Mihal Popi, ku me pas ne v. 1944 hyn ne shkollen dramatike per aktore. Eshte nje nder “pioneret” ne krijimin e Teatrit të Shtetit në 1945, njera nga aktoret e para e ketij institucioni. Do te qendroje ne kete Institucion deri ne v. 1977 koha kur del ne pension. Ishte bashkeshortja e Besim Levonjes. Roli i pare i saj ne skenen e Teatrit Popullor (sot T.K) ishte ai i Bernardes ne komedine “Topazi” te M. Pagnol qe me 1945.

Në jetën e saj të gjatë artistike ajo ka realizuar mbi 90 role ne Teater ku shkëlqeu në shume prej tyre si: Bernarda tek “Topazi”, nënën tek “Leonida” (1947), Valja tek “Platon Kreçoit” (1949); Hajria tek “Prefekti”, Hajria tek “Halili dhe Hajria” (1950) e Kole Jakoves, Emilia tek “Otello”, Ana Andrjeva ne komedine “Revizori” te N. Gogolit te interpretuar ne 1947 dhe 1952; Smeraldina ne komedine “Sherbetori i dy zoterinjeve” (1952) te Golgonit; Zonja Zhurden ne komedine “Borgjezi fisnik” (1954) te Molier; Mara tek “Përkolgjinajt”(1966) e K. Jakoves; Mara tek “Cuca e Maleve”, etj. Ne mendjen e spektatorit tone ka mbetur roli i Hajries ne komedine “Prefekti” te B. Levonjes, i perkryer ne realizim si qofte ai i v. 1948 me partner Mihal Popi ashtu edhe ai i versionit 1973 me aktorin e madh Robert Ndrenika.

Me kete rol ajo diti te krjoj tipin e nje gruaje injorante, brutale, mburravece duke perdorur me shije forma te groteskut, elemente te shpotise dhe te karikaturizmit te personazhit ne zmadhimin komike te ceneve dhe dobesive te ketij personazhi. Roli i fundit i saj në Teatrin Kombëtar është i vitit 1977 në komedinë “Karavidhet”. Behije Levonja u shqua edhe si interpretuese me plot humor ne emisionin “Ora gazmore” ne Radio Tirana , emision qe drejtohej nga i shoqi i saj Besim Levonja. Behija luante rolin Ishes, nje tip me fizionomi te theksuar popullore, krahinore nga rrethi i Tiranes.

Ne ekran ka interpretuar disa role, kryesisht te dyta si ne “Radiostacioni” (1979) me nje rol episodike te nje gruaje borgjeze; “Gezhoja e vjeter” (1980) ne rolin e nje sportelisteje, etj. Ajo ishte nje aktore me nje nur komik dhe me nje ndjenje te spikatur e cila aplikonte shpesh format groteske, ato farseske, elemente te lehte te humorit, deri edhe trajta e ravijezime ne misherimin e personazhit, duke interpretuar ne menyre te natyrshme, organike e me vertetesi. Aktorja është nderuar me titullin e lartë “Artiste e Merituar”. U nda nga jeta më 15 shkurt të vitit 1999.