Deputeti Myslim Murrizi në Abc News, tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në të njëjtën linjë me të kur është kryer mbledhja e grupit parlamentar të PD-së për djegien e mandateve.
“Në qëndrimin formal edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, unë nuk e di se çfarë flitet nën tavolinë mes tij dhe Bashës, por që të jem i hapur ka qenë gati-gati në të njëtën linjë me të fjalës sime gjatë mbledhjes së grupit parlamentar për dorëzimin e mandateve.
Ka thënë që “ndërkombëtarët do t’i kemi kundër. Ky është një vendim i ashpër, luhet all-in, për të gjitha. O i humb, o i merr të gjitha”. Kanë qenë 13 deputetë që folën kundër djegies së mandateve në atë grup parlamentar.
Nëse ne morëm një vendim kundër asaj që linçoi kryetari i PD-së të dielën i bie që kryetari të japë dorëheqjen. Në grup ka folur gati-gati në linjën time. Ajo që unë shikoj nga PD është që ka probleme që nga 2013 ka një krizë besimi”, tha Murrizi.