Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë e ftuar një nga “bjondet” gjatë mbrëmjes së e sotme në emisionin ‘Soirée’në Top Channel.Mimi ka folur për “kompleksitetin” e të qënurit bjonde, politikën, pasionet e saj në adoleshencë si dhe për bashkëshortin e saj.
Gjatë bisedës me moderatoren, Kodheli u shpreh se bashkëshorti i saj preferonte tjetër vajzë në rini, por përfundoi me tjetër vajzë për bashkëshorte.
“Të gjithë popujt kanë një shprehje, kurrë mos thuaj kurrë. Mesa kam kuptuar vonë, bashkëshorti im ka preferuar një brune me dimensione mesdhetare, jo shumë të gjatë, me forma… i ra nje bjonde, jo mesdhetare”, u shpreh Mimi Kodheli.