osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Befason Arta Marku: Korrupsioni është ulur me 37 % gjatë vitit 2018

Befason Arta Marku: Korrupsioni është ulur me 37 % gjatë vitit 2018

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin vjetor për zhvillimet në Shqipëri, ka konstatuar përhapjen e korrupsionit në çdo degë të qeverisë. Sipas DASH “korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent.

Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”. Nga ana tjetër, Brukseli kërkon arrestimin e kokave të korrupsionit për të çelur dyert e integrimit. BE kërkon një historik me hetime, arrestime dhe dënime për korrupsion. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se gjatë vitit 2018, të dy pushtet, qendror dhe ai vendor, kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 1.7 miliardë euro.

Por, ndryshe mendon kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, nga e cila shqiptarët presin të luftojë korrupsionin në nivele të larta. Zonja Marku raporton në Kuvend se procedimet për korrupsion gjatë vitit 2018 janë ulur me 37 %, që do të thotë se si pas saj, ka korrupsion më pak.

“Sikurse vihet re edhe nga tabela, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2018 ka një ulje prej 37 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2017, rritje prej 63,83 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2017.

Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2017 prej 10,71 %, një rritje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë prej 20,83 % dhe ulje e lehtë e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 0,63 % përkundrejt vitit 2017”.

Çështja është se kujt duhet t’i besojnë shqiptarët! A duhet t’i besojnë vallë Arta Markut, e cila është emëruar përmes tymit dhe rrëmujës nga deputetët e Edi Ramës dhe që thotë se korrupsioni është ulur apo duhet t’i besojnë Departamentit Amerikan të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit? Apo më mirë t’u besojnë përvojave vetjake në përballjet konkrete me zyrtarët e shtetit shqiptar?

Edhe Adriatik Llalla, i vendosur në krye të prokurorisë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për të mbrojtur korrupsionin elitar, në raportet e tij konfirmonte se korrupsioni rritej vit pas viti, edhe pse edhe ai, njësoi si Arta Marku, nuk la asnjë gjurmë në goditjen e kokave të korrupsionit për arsyen e thjeshtë se u shërbente atyre./Pamfleti