osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Befason aleati i Bashës: Jemi të zhgënjyer nga ambasadorja Yuri Kim, ajo nuk ka respektuar marrëveshjen e …

Befason aleati i Bashës: Jemi të zhgënjyer nga ambasadorja Yuri Kim, ajo nuk ka respektuar marrëveshjen e …

Ish-deputeti Dashamir Shehi thotë se koha e kryeministrit Rama ka marrë fund dhe në çfarëdolloj sistemi që ai do të vendosë është i humbur në zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu ai nuk e fshehu zhgënjimin ndaj ambasadorëve ndërkombëtarë, më konkretisht ndaj asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe tha se sipas tij ajo nuk është duke respektuar marrëveshjen e pesë qershorit.

Pjesë nga intervista e tij në emisionin ‘Top Talk’:

Dashamir Shehi: Në qoftë se ka diçka të vërtetë që mund të ndryshohet, mund të ndryshohet nëpërmjet OHDIR-it, nëpërmjet OSBE-së, nëpërmjet institucioneve të cilat mund ta vejnë Ramën përpara detyrimit që respekto marrëveshjen.

Denis Dyrnjaja: Është humbur besimi te Këshilli Politik?

Dashamir Shehi: Jo po nuk ka fuqi Këshilli Politik, çdo vendim i Këshillit Politik do të kalojë në parlament, parlamentin e ka Rama bashkë me këto që bëjnë propozime delikate (i referohet opozitës parlamentare), këto janë aktivë për të mbrojtur zotin Rama. Mirëpo këto kanë atje një vit e gjysmë dhe e kemi të qartë që ato mbrojnë zotin Rama. Unë po them mendimin tim, sepse po të kishin qenë ato ndryshe të respektonin siglën që kanë marrë mandatin. Historia fillon me largimin tonë.

Denis Dyrnjaja: A jeni bërë pishman me këtë gjë (e pyet për djegien e mandatëve)?

Dashamir Shehi: Jo jo deri më tani nuk jam pishman, më vonë mund të bëhem nuk e di, por deri më tani s’jam bërë. Zoti Rama ta bëjë ligjin si të ketë qejf, përtej dëshirës që kemi ne për ta bërë më mirë, ky ta bëjë si të ketë qejf, nuk ka dreq që e shpëton, është mendimi im ky. Kështu nga kjo pikëpamje them që jemi lodhur shumë, jemi duke u marrë përtej asaj që është e nevojshme për këtë çështje. Kjo çështje nuk është më e rëndësisë jetime për sistemin shqiptar. Kemi bërë maksimumin, i kemi thënë edhe botës që këtu aventurieri që e prish, i kemi bërë një marrëveshje me 14 shkurt, kemi bërë një marrëveshje me 5 qershor, me ju garant.

Denis Dyrnjaja: A jeni zhgënjyer nga këta që ishin garantues të marrëveshjes, edhe me Ambasadoren Amerikane?

Dashamir Shehi: Po. Zhgënjim. Turp i madh për ato e jo për ne.

Denis Dyrnjaja: Përse e keni këtë zhgënjim?

Dashamir Shehi: E kemi sepse bëmë një marrëveshje me 5 qershor dhe thanë që nuk do të ndryshohet më.

Denis Dyrnjaja: Ambasadorja tha sot që nuk duhet të lëvizet nga marrëveshja, në qoftë se ka lëvizje të bëhet me konsensus?

Dashamir Shehi: Ka lëvizur, këtu nuk ka më asgjë, ky ndryshoi Kushtetutën. Në bazë të një Kushtetute që ndryshon bën nga këto ligje, karagjozlliqe. Ata janë bindur që është aventurier (i referohet kryeministrit Rama) dhe duhet larguar. Ata e kanë kuptuar që ky është zullumqari në këtë vend dhe duhet larguar.