Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë. Dhe si të gjithë personazhet e njohur është e fokusuar në angazhimet profesionale, dhe jeta private ose mbetet në hije, ose vendimet e rëndësishme mbeten për t’u marrë më vonë.
Kështu, në listën e beqareve të famshme shqiptare, duket se është edhe këngëtarja Bebe Rexha. Pasi publikoi hitin “I’m a mess”, për artisten kohët e fundit mediat po flasin vetëm për çështjet e muzikës, dhe aspak për aspektin sentimental. Sepse, këngëtarja qenka single, gjë që është pranuar nga vet ajo.
Përmes një postimi në instastory, mamaja i ka shkruar Bebes këtë shprehje: “E zbulova pse jam beqare! Siç duket, ndonjëherë duhet të dalësh dhe t’i lësh njerëzit të të shohin”!