osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

BE reagon ashpër, pas sulmeve të burrit të Vjosa Osmanit ndaj gazetarëve

BE reagon ashpër, pas sulmeve të burrit të Vjosa Osmanit ndaj gazetarëve

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj gjuhës së Prindon Sadriut, bashkëshortit së presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Viol Von Cramon me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se është duke ndjekur nga afër fushatën denigruese ndaj gazetarëve në Kosovë.

“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë.

Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, është shprehur ajo.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist.

“Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist, ne do të dëshironim të shihnim standardet e BE-së të shprehjes së opinionit të qëndrojnë të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik”, ka thënë Von Cramon.

Ndaj gjuhës fyese të Prindon Sadriut, ka reaguar dje edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK ka dënuar sulmet e bashkëshortit të presidentes Osmani ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë.

Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë.

Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.

Pas reagimeve Prindon Sadriu e ka fshirë menjëherë postimin linçues ndaj gazetarëve.