Bukëpjekësi arvanitas, Dionysis Arvanitakis (Shqiptari), i cili ka shpërndarë bukë falas për refugjatët në ishullin Kos, vdiq në moshën 77-vjeçare.
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shprehu respektin e tij për Arvanitakis, të cilin e quajti “model i një qytetari evropian që tregoi bujarinë dhe ndjenjën e rrallë për qindra emigrantë fatkeq”.
“Evropa ime është ajo e përfaqësuar nga Dionysos Arvanitakis,” vuri në dukje Juncker.
Arvanitakis, i cili u rrit në një familje të varfër prej 10 anëtarësh, emigroi në Australi në moshën 16-vjeçare, por u kthye përsëri në Greqi. Ai u vendos në ishullin Kos në vitin 1970, ku hapi një furrë nga kursimet e tij.
Në mars të vitit 2015, ai filloi të shpërndante 100 kilogramë bukë për refugjatët që erdhën në Kos çdo ditë.
“E di që nuk kini asgjë,” thoshte ai dikur.