osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“BE na braktisi, por ne s’jemi vetëm”! Mediat e huaja publikojnë kritikat e Ramës ndaj Perëndimit për vaksinën

“BE na braktisi, por ne s’jemi vetëm”! Mediat e huaja publikojnë kritikat e Ramës ndaj Perëndimit për vaksinën

Kritikat e kryeministrit Edi Ramës ndaj Bashkimit Europian për mos furnizimin me vaksinën anti-covid të vendeve të Ballkanit nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së mediave perëndimore.

Këto kritika Rama i përmendi edhe gjatë konferencë së sotme pak para bërjes së vaksinës live.

Washington Post thekson Ramën teksa shprehet se “nuk duhej menduar si vendet e BE, sepse Shqipëria nuk ishte vetëm.”,

Ajo shkruan më tej fjalët e Ramës se “Nëse do të prisnim COVAX, ne do të ishim duke pritur dhe askush nuk e di sa do të zgjaste kjo,”

Media italiane “Ansa” e hap shkrimin me citimin e Ramës ku thuhet se ‘Përjashtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i papranueshëm.

Nuk mund të zbuloj shtetin që u tregua bujar me Shqipërinë në një kohë që vendet e BE u sollën në mënyrë të pakuptueshme jo vetëm moralisht dhe politikisht, por e pajustifikueshme edhe nga pikëpamja logjike, duke pasur parasysh se ka vende që mbajnë doza shtesë sepse nuk janë në gjendje të veprojnë shpejt”.

Edhe France24 gjithashtu mban theksin tek kritikat e Kryeministrit Rama me BE-në. “Vendet e BE nisen shpërndarjen që më datë 27 dhjetor dhe mund t’i kishin dhënë disa doza shteteve të Ballkanit Perëndimor për të vaksinuar ata që përballen në vijën e parë të frontit me koronavirusin, por nuk e bënë”, i referohet France24 Ramës./shqiptarja.com