osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

BE i shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!

BE i shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!

Letra rekomanduese e Bashkimit Europian për çështjen e Teatrit Kombëtar është në të vërtetë thelbi i asaj çfarë ishte problematike në çështjen e Teatrit, përfshirja pa garë e një kompanie në ndërtimin e tij. Nuk ishte as nostalgjia për godinën e Teatrit, as sorrollatja pas aktorëve që nuk duan të ndërrojnë muret e Teatrit të vjetër me kushtet e reja, dhe as përpjekja për të bërë llogari me metra katrorë, si gjobëvënës pronarësh.

Letra, e cila është negociuar me Bashkinë e Tiranës, është fitorja që duhet të duartrokiste opozita, por që fatkeqësisht nuk i gëzohet dot. Letra është po ashtu një dalje me takt nga konflikti me presidentin, dekreti i të cilit tani do të rishqyrtohet jo duke u hedhur poshtë, por duke u korrigjuar çështja e garës së hapur që rekomandon Bashkimi Europian.

Por ndryshe nga opozita, presidenti ka shanse të ndjehet më i respektuar pas kësaj, pasi në argumentet e tij “doktrinare” kundër kontratës, e vetmja gjë e qartë ishte pikërisht kundërshtimi i mungesës së garës.

Qeveria tani do të duhet të riformulojë rregullat e lojës për të garantuar garë mes ndërtuesve, dhe pikërisht këtu kemi për të parë një fenomen të ri, atë nëse projekti i qeverisë ka interes real për biznesin, apo është një dopjo gjashtë, që mund t’i ngelet sërisht në dorë Fushës.

Por sido që të shkojë, kjo ishte dalja më elegante që ndihmon më shumë opozitën, pasi ajo e kishte të humbur betejën për Teatrin në ato kushte.

Teatri do të shembej përmes një ligji të ngjashëm si ai i ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, të cilin e ka ideuar si ligj Sali Berisha si kryeministër.

Dhe këtu përfundonte dhe beteja e saj morale.

Ndërhyrja e BE realisht ka shpëtuar nderin e opozitës për t’u tërhequr me takt nga spiralja e betejës donkishoteske dhe ka shmangur një përplasje afatgjatë mes presidentit dhe shumicës.

Erion Veliaj, i cili është kthyer si rrufepritës i sulmeve ndaj Teatrit të ri, pasi ka shmangur debatin mes artistëve dhe qeverisë, dhe pasi është zhgënjyer nga Ilir Meta me kthimin e ligjit, ja ka dalë të negociojë me BE, një draft i cili i shpëton të gjithë, qeverinë, opozitën dhe atë vet, nga një betejë e shpikur nga kapsllëku i ideve opozitare.

Në një farë mënyre, rekomandimi i shpëton të gjithë, shpëton qeverinë nga një konflikt i panevojshëm ligjor dhe precedent i keq për lirinë ekonomike, shpëton presidentin nga një karshillëk i shumicës, shpëton opozitën nga një kauzë fallco, dhe kryebashkiakun Veliaj nga sanduiçi mes të cilit ishte future, mes pushtetit dhe opozitës. I shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!/TemA/