osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

BE gati ligjin për të shpallur “non grata” Sali Berishën sipas modelit amerikan! dhe anglez: Ja lista e emrave që do izolohen nga evropianët! Sanksione te pronat dhe pasuritë

BE gati ligjin për të shpallur “non grata” Sali Berishën sipas modelit amerikan! dhe anglez: Ja lista e emrave që do izolohen nga evropianët! Sanksione te pronat dhe pasuritë

Telashet për ish-kryeministrin Sali Berisha rrezikojnë të shtohen. Shpallja “non ngrata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania mund të mos jetë veprimi i vetëm kundër tij, pasi sinjalet janë se edhe Bashkimi Evropian mund të bëjë të njëjtën gjë.

Ditën e djeshme, tre përfaqësues kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me situatën në Ballkan i kërkuan BE-së që të vendosë sanksione ndaj të korruptuarve duke iu bashkuar listës së zezë që ka SHBA dhe Britania. Brukseli do ta nisë si fillim me Dodikun. Pas këtij e pëson në Shqipëri, Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako. Adriatik Llalla, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

Mesazhi i fortë për Brukselin

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, raportuesi për Bosnjën, Paulo Rangel dhe shefi i delegacionit për BeH, Romeo Franz, përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje organeve kompetente të Bashkimit Evropian që të miratojnë sanksionet ndaj Dodik dhe udhëheqësve të tjerë politikë në entitetin e Republikës Srpska, veprimet e të cilëve kërcënojnë integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Në dritën e reagimeve të fundit provokuese të Presidentit Dodik dhe liderëve të tjerë politikë të Republikës Srpska, nevojiten urgjentisht masa shtesë nga Bashkimi Evropian.

Parlamenti Evropian në disa raste i ka kërkuar Këshillit që të kalojë nga deklaratat verbale në sanksione specifike të synuara kundër atyre që kërcënojnë qëllimisht rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.

Është koha e fundit që BE-ja dhe vendet anëtare të vendosin më në fund sanksione ndaj Milorad Dodik, i cili tashmë është nën sanksionet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në komunikatën për media.

Izolimi i “non gratave”

Nëse kjo kërkesë merret parasysh, nuk është çudi që emrat që SHBA dhe Britania ka shpallur “non grata” të izolohen dhe nga Brukseli, duke mos i lejuar që të lëvizin në shtetet e unionit, si dhe mund të ketë masa për bllokimin e pasurive dhe aseteve. Zyrtarët e Bashkimit Evropian(BE), shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përgjegjës për pengimin e reformave, por edhe për mungesë vullneti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, BE-ja deri më tani ka hezituar që ndaj tyre të zbatojë masa sanksionuese, të ngjashme me ato të cilat kohëve të fundit është duke i zbatuar administrata amerikane dhe britanike. Në një dokument të përgatitur nga shërbimet e BE-së për diskutimin e ministrave, thuhet se masat ndëshkuese “do të vendosen vetëm si mjet i fundit nëse të gjitha përpjekjet tjera dështojnë”.

Këto masa të BE-së, sipas një kornize që tashmë ekziston, do të përfshinin ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimit për politikanët, të cilët konsiderohen përgjegjës për shkeljet, të cilat shihen si rrezik për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Në BE thonë se në këtë moment prioritet është situata në Bosnje e Hercegovinës, pasi atje janë rritur aktivitete secesioniste të Republikës Sërpska dhe situata, sipas ekspertëve të BE-së, “paraqet krizën më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në vitin 1995”. Prandaj, edhe sanksionet ndaj liderëve të Ballkanit Perëndimor mund të zbatohen së pari për ata nga Bosnja e Hercegovina./Elmas Bogdani