osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

BE dhe OSBE deklaratë pas krijimit të KLP dhe KLGJ: Dy institucione themelore të pavarura, gjyqësor të fortë për të pasur rezultate

BE dhe OSBE deklaratë pas krijimit të KLP dhe KLGJ: Dy institucione themelore të pavarura, gjyqësor të fortë për të pasur rezultate

BE ka përshëndetur krijimin e dy institucioneve dhe është shprehur se ky është një hap vendimtar në zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri.

DEKLARATË NGA SHEFAT E MISIONEVE TË BE-SË NË SHQIPËRI:

Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri mirëpresin krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zgjedhjes së anëtarëve magjistratë më 11 dhe 12 dhjetor. Krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri. Kjo konfirmon pakthyeshmërinë e reformës dhe suksesin e procesit të vetingut, si një bazë e domosdoshme për krijimin e të gjitha institucioneve të reja gjyqësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor. Krijimi i dy Këshillave do të mundësojë tani krijimin e Strukturave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Kjo do të mundësojë konsolidimin e mëtejshëm të progresit të bërë me reformën e drejtësisë.

Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri përshëndesin përpjekjet e mëdha të ndërmarra nga Shqipëria në procesin e reformës së drejtësisë dhe u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve kombëtarë që ta konsolidojnë këtë reformë, edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, çka është vendimtare për funksionimin e ardhshëm të gjyqësorit. Ata gjithashtu ritheksojnë rëndësinë e një gjyqësori të fortë dhe të pavarur për të dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit.

BE-ja dhe Shtetet e saj Anëtare mbeten plotësisht të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që jep drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Po ashtu edhe OSBE në reagimin e saj shkruan se reforma në drejtësi do të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë.

“Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”, shkruhet në reagimin e OSBE.