osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Baza socialiste valë pakënaqësish ndaj deputetëve dhe ministrave, Rama merr të dhënat e para nga portali, shton kritikat ndaj koordinatorëve

Baza socialiste valë pakënaqësish ndaj deputetëve dhe ministrave, Rama merr të dhënat e para nga portali, shton kritikat ndaj koordinatorëve

Baza socialiste ka adresuar një valë pakënaqësish ndaj deputetëve dhe ministrave.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “Deputeti që duam” gjatë një konference për shtyp nga selia rozë, ndërsa u shpreh se deputetët dhe ministrat do të kalojën në skaner dhe se në dhjetor piketohen emrat e parë që mbeten jashtë listave sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Por duket se platforma online “Deputeti që duam” po jep frytet e para. Ditën e djeshme kryeministri Rama zhvilloi mbledhjen e përjavshme me koordinatorët e PS në 12 qarqe në selinë rozë, në të cilën u raportua ecuria për përgatitjen e zgjedhjeve.

Gazeta ka mësuar se kryeministri Rama ka marrë të dhënat e para nga portali, ndërkohë që bie në sy fakti se shumë qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste janë të pakënaqur me perfomancën e zyrtarëve të lartë socialistë. Mësohet se ata janë shprehur se deputetët dhe ministrat duken në zonë rrallë dhe se tregohen arrogantë ndaj shqetësimeve të tyre.

Po ashtu, mësohet se baza ka ngritur si shqetësim edhe çështjen e punësimeve, duke zbuluar në portal se shumë socialistë janë në rrugë të madhe dhe administrata shtetërore donimohet nga njerëz, madje militantë të Partisë Demorkatike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se shefi i qeverisë ka kërkuar nga drejtuesit politikë të PS në 12 qarqe që të jenë më vigjilentë ndaj halleve të qytetarëve, ndërsa i ka porositur që të vijojnë me shkarkimin e militantëve të LSI.

Sakaq, mësohet se Rama është shprehur se për të gjithë deputetët ndaj të cilëve do të ketë shumë pakënaqësi nga baza, do të jetë në pikëpyetje të madhe rikandimi i tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama shkund koordinatorët

Por “kritikave” të kryeministrit Edi Rama nuk i kanë shpëtuar as koordinatorët e Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit, të cilët i mblodhi për rreth një orë dje në takim. Sipas informacioneve, mësohet se shefi i qeverisë është treguar mjaft i ashpër me vartësit e tij të cilët i ka shkundur, ndërsa iu ka kërkuar që të punojnë më shumë dhe të zbresin në bazë, duke rritur kontakte me strukturat dhe qytetarët.

Po ashtu mësohet se Rama ka akuzuar koordinatorët dhe deputetët socialistë se janë në gjumë, ndërsa është shprehur se ai ka dijeni për punën e gjithsecilit nga deputetët dhe se është i pakënaqur me ta. Pra edhe pse tanimë në dorën e kryesocialisti kanë vajtur pak opinion mbi punën e deputetëve, gjasat janë që nga dita në ditë pakënaqësitë ndaj tyre të rritet, ç’ka do të sjellë edhe një furtunë në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rama flet për konkurrimin për deputetët

Pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit e Partisë Socialiste të 12 qarqeve, kryeministri Edi Rama foli edhe shkurtimisht para gazetarëve. Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit 2021, kryeministri Rama theksoi se në skuadrën e tij deri tani kanë aplikuar mbi 50 të rinj për t’iu bashkuar me ide PS-së dhe se në fillim të vitit lista e Partisë Socialiste do të ketë kandidatë që përfaqësojnë eksperiencën dhe energjinë e re.

“Kemi mbi 50 të rinj e të reja që duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021. Skuadra jonë do të jetë një skuadër që do të ketë edhe eksperiencën, edhe energjinë e re. Numri do të rritet dhe ne do të integrojmë ata që kanë një potencial, që të jenë pjesë e skuadrës dhe skuadra jonë do të ketë edhe eksperiencën, por edhe energjinë e re që i duhet politikës dhe PS”, deklaroi kryeministri Edi Rama.