osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Baza Ajrore e Kuçovës dhe NATO

Baza Ajrore e Kuçovës dhe NATO

Bazën Ajrore Kuçovë, tashmë e miratuar në dispozicion të NATO-s, e shumë pritur nga ne shqiptarët, e vlerësoj një aset krenarie kombëtare për shqiptarët, por edhe aset strategjik i rëndësishëm për operacionet e pritshme të NATO-s. E shikoj reciprocitet interesash: Kontribut shqiptar i rëndësishëm (entuziazëm) dhe interes vendvendosje të NATO-s për facilitete në zhvillimin e operacioneve të pritshme për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Në analizën time do mundohem të argumentoj përse baza ajrore është aset strategjik i rëndësishëm dhe për NATO-n. Le të shikojmë elementët që plotësojnë realisht vlerësimin e argumentuar, përse kjo bazë është një aset strategjik për NATO-n përtej entuziazmit apo euforisë patriotike për ne shqiptarët. Formimi im ushtarak më jep të drejtën personale që baza ajrore në RSH duhet të marrë dhe të vlerësohet nga politika shqiptare si një aset i rëndësishëm strategjik për NATO-n. Nga ana e saj, NATO duhet ta vlerësojë bazën tonë si një kontribut i veçantë, e përkthyer një buxhet i rëndësishëm i RSH për sigurinë. Të kontribuosh me asete strategjike, lënie territori për sigurinë botërore është sakrificë për popullin, vlerë sigurie dhe një buxhet kontributi i krahasueshëm me vendet e tjera të zhvilluara. Vendet pjesëmarrëse të NATO-s, Evropa duhet të kuptojë se Republika e Shqipërisë ka vërtet shansin e vendndodhjes, pozicionin e favorshëm gjeostrategjik për rajonin, Evropën dhe më gjerë nga ku ajo vlerësohet në zonën pothuajse të përgjegjësisë së operacioneve të pritshme në këto hapësira, për të kontribuar duke vënë në dispozicion hapësirat e saj detare/ajrore, porte dhe aeroporte që kanë vlera dhe kontribute ushtarake më shumë se njësi të mëdha e mjete luftarake moderne. Shqiptarët e konsiderojnë ideal NATO-n (në disa nga vendet anëtare zhvillohen manifestime kundër saj) edhe kjo është strategjike për tu vlerësuar nga NATO. Që të krijosh një bazë ushtarake projekti fillon nga studimi për ambientin e sigurisë.

Republika e Shqipërisë dhe NATO

1. Për vendin tonë

Prezenca e NATO-s në bazën tonë do të prodhojë më tepër Siguri, më tepër kulturë, më tepër ekonomi, më tepër turizëm, më tepër shtet funksional, (më pak drogë, korrupsion dhe krime) më tepër demokraci dhe më tepër kujdes të botës për këtë vend të keqfolur, të keqpërdorur e disi i lënë në harresë të kohës. NATO, si organizëm politiko-ushtarak, nisur nga fakti që shqiptarët i japin këtij organizmi vendin dhe vlerësimin maksimal, do të jetë për vendin tonë edhe për zhvillimin demokratik si një shkop dirigjenti, por dhe “kërbaç” në vendosjen dhe zbatimin e normave demokratike me të cilat ajo funksionon. a. Për Forcat e Armatosura shqiptare

Baza Ajrore e Kuçovës do të llogaritet për forcat tona të armatosura (zgjidhje detyre) një strukturë, full operation, operacionale-strategjike për sigurinë e vendit. Aktualisht FA, për shumë e shumë arsye ju mungon një forcë ajrore reaktive. Të rikthehemi pak në të kaluarën e forcave ajrore të RSh. Përpjekjet për krijimin e Armës së Aviacionit janë të hershme. Për kuriozitet, hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e avionëve Löhner Daimler nga Austria për të formuar Korpusin Ajror Shqiptar.

Pa hyrë në histori, përpjekjet e shqiptarëve me dëshirën për të patur avionë në hapësirën tonë ishin vit pas viti deri në vitet 1950. Është pikërisht Baza e Kuçovës që në vitin 1955, kohë kur qielli i saj u trondit për herë të parë nga zhurma e avionëve reaktivë MIG-15, vit kur u krijua reparti i parë i Aviacionit Reaktiv dhe më 29 Nëntor 1959 fluturuan mbi qiellin shqiptar aeroplanët supersonik MIG 19PM. Aviacioni Luftarak kishte në eficencë të plotë mbi 95 avionë supersonikë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21; një skuadrilje me 12 avionë luftarakë MIG-17; 1 avion bombardues IL-28 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15 (24 avionë).

Në përbërje të forcave ajrore ishin dhe shumë avionë me helikë: 3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare; 36 helikopterë MI-4; 12 avionë AN-2 transporti; 12 avionë JAK-18; 12 avionë PO-2. Të gjithë këta avionë janë tregues realë të një force ajrore të fuqishme në rajon (krahasuar me sipërfaqen dhe nr e popullatës së vendit) si dhe të harxhimeve marramendëse të buxhetit, duke varfëruar në ekstrem popullin shqiptar. Kjo forcë ajrore nga ana tjetër tregon një përpjekje dhe dashamirësi shqiptare për armën e aviacionit.

***

Arma e aviacionit është tepër e kushtueshme edhe për shtete më të zhvilluar ekonomikisht se ne. Për vendin tone kjo flotë ajrore, nisur nga tregues të fortë varfërie, mbajtja në shërbim ne dekada të tëra ka qenë aventurë. Ndaj, ngritja dhe rënia e aviacionit shqiptar shoqërohet me rrugën politike të marrëdhënieve ndërkombëtare. Fillimisht RSH ishte anëtare e Paktit të Varshavës, të paktën deri në 13 shtator 1968, më pas fillon periudha 10-vjeçare e marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Pjesa dërmuese e avionëve shqiptarë i përkasin atij dhjetëvjeçari. Avionët ishin të rinj dhe bashkëkohorë, natyrisht gjithmonë në kontekstin e epokës. Pas prishjes edhe me kinezët u mbështetëm në sloganin “Me forcat tona”. Ekonomia nuk mund të mbështeste forcat ajrore, nuk mund të rinovonte flotën ajrore me avionë të kohës, kjo ishte absurde edhe pse këta avionë gjithmonë po humbnin aftësitë operacionale për të përballuar zhvillimet e vrullshme të aviacionit luftarak. Megjithatë do të duhej të kalonin gati 20 vjet lëkundje bajate, paaftësie për të kuptuar faktin real se ata ishin per “asgjë”; kohë ku vendet e tjera i kishin vlerësuar si “arkivol fluturues”, që më së fundi të kuptohej se shkëlqimi i aviacionit shqiptar ishte zverdhur me kalimin e kohës, sikundër fotografitë që zverdhen me kalimin e kohës dhe nuk lexohen më. Vendimi për heqjen nga armatimi i avionëve Mig (viti 2005) ishte shumë me vonesë, duke sakrifikuar jetë njerëzish dhe harxhuar shumë buxhet për asgjë. Ata ishin kthyer të rrezikshëm për jetën e pilotit. Post ’90-ta, hapja e vendit drejt SHBA dhe BE dhe vijimi i mbajtjes të flotës ajrore pa ndryshime të strukturës, ku mungonin armiqtë imagjinarë, ishte marrëzi e epokës së re demokratike. Në këtë mungesë totale të avionëve me krahë fiks, reaktivë luftarakë, në vlerësimin ushtarak të traditës shqiptare, Baza Ajrore e Kuçovës dhe populli shqiptar rikthen historinë e avionëve reaktivë. (Nostalgjikët…)

b. Për zhvillimin ekonomik të rajonit Berat -Kuçovë

Rajonet e dislokimit të bazave ushtarake të NATO-s, të kudondodhura në botë, vlerësohen edhe si asete zhvillimi ekonomik të rajonit, pra rajoni ynë do ta ketë privilegjin që të përfitojë nga ndërtimi, mbajtja dhe zhvillimi infrastrukturor i bazës. Investimet për modernizimin e bazës do të përfshijnë edhe investime për rregullimin infrastrukturor përreth bazës, pra investimet nuk do të jenë vetëm brenda bazës, por në urat lidhëse (rrugët nacionale) të bazës me të tjera objekte dislokimi apo mirëmbajtje/logjistikë që kërkohen për të realizuar misionin. Baza e Kuçovës normalisht do të kërkojë edhe objekte të tjera rezervë si aerodrom, përfshi dhe porte detare që do të jenë paraprakisht priorìtet nën kujdesin e NATO-s. Baza ajrore shtrihet në gjatësi dhe gjerësi në rajonin Berat –Kuçovë, e baraslarguar nga dy hapësirat e qyteteve, kështu përfitimet ekonomike do të shtrihen në dy qytetet. Psh. vendbanimet për personelin e bazës mund të jenë në qytetin e bukur muze të Beratit, një qytet që të ofron pastërtinë dhe klimën e mrekullueshme.

2. Vlerësim situate, NATO dhe shqiptarët

Përgjatë këtyre viteve demokracie, vlerësohet tashmë qartësisht uniteti i gjithë popullit dhe spektrit të saj politik për të mbështetur çdo lloj operacioni, kur ai kërkohet për të mbrojtur lirinë e popujve, vlerë që në situata krize si vendet e rajonit, BE dhe vende anëtare të NATO-s nuk kanë dakordësinë e veprimit. RSH është vendi më pro dhe dashamirës i NATO-s në botë, që kupton më pak ose jo shqetësime sigurie për aktivitetin e saj të gjithanshëm në këtë rajon. E shprehur ndryshe, shqiptarët janë ushtarë plus për sigurinë e saj. Siguria njerëzore në këtë rajon-vendndodhje Berat-Kuçovë, është më e qetë, pa problematikë të kohës, me mentalitet të kërkesës për shtet funksional, madje e shikojnë NATO-n si shpresë për të ardhmen e tyre.

Për realizimin e misionit politiko-strategjik

Baza ajrore ndodhet në një vend gjeografikisht strategjikisht i rëndësishëm për misionet e pritshme operacionale/strategjike në rajonin e Ballkanit dhe përtej tij; e shprehur me terma planifikimi në një situate konflikti apo lufte, baza do të shërbejë si bazë nisje apo rezerve strategjike e NATO-s. Rajoni ku ndodhet aktualisht baza ajrore, ka qenë historikisht lakmi e vendeve të zhvilluara të kohës, për qëllime strategjike rajonale, lakmi që vazhdon fuqishëm edhe sot për ti dhënë mundësinë që të prekë ujërat e ngrohta të detit Mesdhe, Adriatik dhe të Jonit “putra e ftohtë e ariut polar”. E ndodhur në qendër të hartës gjeografike të rajonit të komplikuar, ku përplasen interesa politike ekonomike, zgjidhja e detyrave është lehtësisht e realizueshme duke vlerësuar kohën, distancën dhe facilitetet në rrugën e realizimit të misionit me mjete ajrore/tokësore dhe detare. Vendet e Rajonit tonë (kufitare) do të kenë më shumë siguri për zgjidhjen e konflikteve të brendshme apo te jashtme, për ruajtjen e integritetit të vendit.

RSH do të jetë një ndër vendet me kontribut të konsiderueshëm në NATO, duke ofruar territor kaq të rëndësishëm për veprime ushtarake.

Për sigurinë e zhvillimit të misionit

Vlerësuar në këndvështrimin e influencës të Luftës së Ftohtë, nga NATO me kundërshtarët e saj, vendndodhja e bazës, e strehuar në mes dy maleve të larta karakteristike, nga ku mbrojtja kundër ajrore do të jetë efikase në luftën ajrore dhe raketore; me sisteme të mbrojtjes nëntokësore tashmë të përgatitura për vendbanim avionësh, teknikë tokësore dhe strehimin e komandave operacionale favorizon dukshëm siguri kibernetike, përgjimesh, rioshet radio/lokative e të tjera elementë luftimi të bërjes së luftës. Kujtojmë se edhe Italia me studimet e shumta të kryera në territorin e RSH në vitin 1939, për të ndërtuar një bazë aviacioni (ku nuk kishte avionë) përzgjodhi rajonin Berat-Kuçovë.

Infrastruktura

Ndërtimi infrastrukturor i pistës ekzistuese të fluturimit, urat lidhëse të saj, pista urgjente, vendqëndrimet dhe shërbimet e tjera realisht të gjitha janë në parametra të kohës. Në këtë aerodrom, pista e fluturimit është vërtetuar me ulje-ngritje të avionëve reaktivë dhe supersonikë, avionë transporti strategjike (të rëndë) në të gjitha kushtet meteorologjike. Pista e fluturimit ka përmasat optimale 2840 x 67 m, lejon lehtësisht ulje-ngritje të avionëve të shpejtësive dhe ngarkesave të ndryshme. (Avion transporti strategjikë të rëndë). Në nëntor të vitit 2001 u krye rikonstruksion në përputhje me standardet e NATO-s, në një bashkëpunim shqiptaro-turk. Pista e sotme ka një sipërfaqe prej 30. 000 m2, ndërsa rrugët lidhëse ndërmjet fundit dhe kreut të saj, kanë një sipërfaqe prej afro 20. 000 m2.

a. Kushtet e fluturimit në bazën ajrore

Në praktikën time fluturuese në të gjitha aerodromet e RSH si dhe në njohjen time për aerodromet e tjera në botë, nuk gabohem nëse e ripërsëris të bazuar mendimin tim të dikurshëm se Aerodromi i Kuçovës të afron parametra, kushte shumë të favorshme meteorologjike duke e konsideruar: Një pistë fluturimi ideal. Ky është dhe fat për pilotët që do të fluturojnë në këtë pistë. Pista e fluturimit e “ul avionin pa pilot” në zhargonin pilot, duke shtuar ardhjen vizualisht ne aerodrom nga prurësit gjigantë, në malin e Tomorrit dhe Shpiragut. Aerodromi është ideal për fluturim.

b. Të ndryshme, për t’u marrë në konsideratë.

Ngrohja e planetit ka sjellë çrregullime të dukshme, herë-herë të tmerrshme rritjen e forcës së erërave, mjegullës dhe tufaneve; më katastrofike vlerësohet nga studiuesit rritja e nivelit të ujit (në fund të këtij shekulli një metër). Të gjitha këto parashikojnë në vitet e ardhshëm mbylljen e 4400 aeroporteve civilë që ndodhen në zonën e kësaj influence klimaterike si në Japoni, Holandë dhe SHBA. Aerodromi i Kuçovës është larg këtij fenomeni që po ndodh në hapësirën qiellore të globit, aty nuk krijohen erëra, tufane, mjegull dhe aspak parashikime përmbytje, që bëhen pengesë serioze për fluturimin. Kjo duhet pranuar si vlerë e madhe e kushteve atmosferike, për NATO-n. Por, në euforinë që na ka sjellë kjo bazë, duhet të mendojmë dhe ndoshta për pasojat që do të kenë fluturimet ajrore në këtë zonë. Në të mirë ka dhe të keqe… Ekspertët e NATO-s duhet të mirë llogarisin efektin ndotje të ambientit (pak akustike) për të ruajtur parametrat për jetesë të popullatës, pasi zona e Kuçovës ndodhet tashmë në një zonë kërkimi nafte. Bëj të qartë se, studimet e fundit sjellin konkluzionin se avionët janë ndotësit kryesorë të klimës, të ambientit, duke hedhur miliona tonelatë: Gazi karbonik, avujt e nxehtë që krijojnë vijën e bardhë në qiell, oksidet e azotit (Nox), djegia keresone e metanit (vrasësi i shëndetit) etj. Të gjitha këto krijojnë kushte të sigurta për katastrofën klimaterike, nxehtësi në rritje të planetit. Notë: vendimin e NATO-s për bazën e Kuçovës e vlerësoj me shumë vonesë. Në dijeninë time politika shqiptare e ka afruar si aset për NATO-n që në vitin 2000, kjo nuk u realizua.

Strehimet

Tuneli i madh i avionëve, i ndërtuar në formë patkoi, apo U-je kishte dy hyrje-dalje, në secilën prej të cilave ishin nga dy palë dyer të mëdha, aq sa duhej për të kaluar lirshëm avionët. Ato ishin prej hekuri e betoni dhe me strukturën e tyre mendohej se ishin të afta të përballonin valën goditëse të bombës atomike. Në çdo tunel, do kaloje një sistem dyersh, të llogaritura që të ndalonin efektet e bombardimeve, apo të valës goditëse, të mbërrinin deri tek objektet e punës së njerëzve e teknikës. Një bombardim, mund të nxirrte jashtë përdorimit njërën, apo disa prej dyerve, por gjithsesi, sistemi me shumë dyer parandalonte shkatërrimin e plotë të objekteve që ishin në zemër të malit. Pranë çdo depoje dhe objekti kishte disa dyer të tilla rezervë. Në vendvendosjen e avionëve ishte hyrja për në tunelin e vendkomandës së repartit. Nga një sallë e madhe drejtoheshin operacionet e luftimit. Ajo kishte pranë sallën e kontrollit të hapësirës ajrore, një sallë mbledhjesh, zyra të ndryshme për drejtuesit e repartit, mensën e të gjitha ambientet e nevojshme për të gjithë efektivin.

Nga Zaim Kuçi