Bayern triumfoi 1-4 në shtëpinë e Freiburg, në sfidën e Bundesligës. 3 pikëshi i bavarezëve është vërtetë në rrezik, pasi ekipi ka bërë një gabim që mund të rezultojë fatal.
Kampionët e Gjermanisë ishin në fushë për 17 sekonda me 12 lojtarë. Gjithçka u ngatërrua në minutën e 85-të, kur Coman duhet të dilte nga fusha për t’i lënë vendin Sules, por nuk e bëri diçka të tillë. Gjyqtari ndali lojën, edhe pse shumë vonë.
Për atë që ndodhi ka folur drejtori sportiv i Freiburg, Jochen Saier: “Duhet të shoh gjithçka sërish, me qetësi. Nuk e di për sa kohë luajti Bayern me një lojtar më shumë, por nuk ishte një kohë e gjatë. Nuk më kishte rastisur ndonjëherë diçka e tillë”.
Sipas asaj që shkruajnë mediet gjermane, Bayern rrezikon të humbasë 3-0 në tavolinë këtë takim, bazuar këtu në rregulloren e cila flet qartë.